Integrimi
Jakup Shkodra, “100 herë rreth botës” me kamion, pa asnjë aksident
Nga viti i largët 1979 ai ka kaluar mbi 4 milionë kiilometra që i bie të jetë sjellë 100 herë rreth botës.
Jakup Shkodra ka mbushur pak ditë më parë 67 vjet dhe ka shkuar në pensionin e merituar. Por ajo që i ka paraprirë këtij pensionimi është një jetë e mbushur plot me përjetime dhe aspak monotone. Për 36 vjet Jakupi ka punuar si shofer kamioni për firmën Transco. Nga viti i largët 1979 ai ka kaluar mbi 4 milionë kiilometra që i bie të jetë sjellë 100 herë rreth botës, shkruan südkurier.de. Dhe në gjithë këto vite ai nuk ka qenë i përfshirë në asnjë aksident, sado të vogël.
Transco Süd Internationale Transporte është ndarë këto ditë nga punëtori i saj besnik dhe i zellshëm. Në ndarje atij i është dhuruar një veturë e përdorur.
Jakupi ka ardhur në Gjermani në vitin 1970 si “gastarbeiter” dhe deri në vitin 1979 ka punuar në ndërtimtari. Pastaj kishte vendosur që kjo të mos ishte ardhmëria e tij në Gjermani, transmeton albinfo.ch. Kështu kishte marrë lejen e ngasjes së kamionit dhe ishte punësuar në Transco, ku ka përjetuar dhe pensionimin.
Si punë të parë pas pensionimit ai ka vendosur të bëjë një kontrollim të plotë shëndetësor dhe pastaj të shkojë për dy ose tre muaj në Kosovë. Por që të kthehet përgjithmonë atje, Jakupi nuk mund ta paramendojë. “Edhe pse e kam një shtëpi në Kosovë, por këtu jam `në shtëpinë time`” thotë ai
Faktin se kaq shumë bashkatdhetarë të tij po vijnë si refugjatë në Gjermani ai e sheh me skepticizëm. “Vetëm ndonjë i rallë do të pranohet. Pastaj lufta ka mbaurar që moti”, thotë ai.
E-Diaspora
-
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” Rastet e drejtimit të lazerëve nga toka në drejtim të avionëve që aterojnë dhe ngrihen nga... -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit -
Mërgimtarët përfundojnë pushimet, pritje deri në një orë në dalje të Kosovës -
Rita Ora kujton traditat shqiptare: Gjyshja më lexonte filxhanin si një hartë të së ardhmes
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë












