Lajme
Ja përse BAG raporton më pak të vdekur se burimet e tjera
BAG, deri më 16 prill nuk ka regjistruar vdekjet për të cilat nuk kishte konfirmim nga laboratori dhe që kanë ndodhur jashtë spitaleve
Që nga shpërthimi i pandemisë në Zvicër, gjegjësisht nga fillimi i raportimit për infeksionet dhe vdekjet nga covid-19, kishte rënë në sy dhe kishte shkaktuar konfuzion një shpërputhje e shifrave të të vdekurve.
Kështu, ndërkohë që Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) jepte një shifër më të ulët, agjencia Leystone & SDA fliste për numër dukshëm më të lartë të viktimavetë koronavirusit, shkruan srf.ch.
Me shtimin e numrit absolut të të vdekurve rritej edhe dallimi në shifra, i cili tani është rreth 300 “në fabvor” të burimit të dytë. Kështu, sipas raportimit të sotëm, Keystone-SDA flet për 1937 të vdekur ndërsa BAG për 1677.
Më në fund, BAG shpjegon ndryshimin midis numrave që publikon ai dhe atyre të Keystone-SDA, përcjell albinfo.ch. BAG pra raporton vetëm vdekjet që janë të konfirmuara nga laboratori, i cili ka verifikuar se viktimat kanë qenë të prekura nga Covid 19.
Një tjetër ndryshim mund të jetë se ai se BAG, deri më 16 prill nuk ka regjistruar vdekjet për të cilat nuk kishte konfirmim nga laboratori dhe që kanë ndodhur jashtë spitaleve.
Ndryshe, numri i testeve të kryera për Sars-CoV-2, që është agjenti shkaktar i Covid-19, deri më tani ka arritur në 447.617, transmeton albinfo.ch. Ky numër është afër 6.000 teste më shumë se një ditë më parë. Në 8 për qind të këtyre testeve, rezultati ishte pozitiv.
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?













