Lajme
Italia shtrëngon rregullat: Deri në 500 euro gjobë për ecjen me bikini apo rroba banje jashtë plazhit
Komuna të ndryshme turistike, përfshirë zonën e Venecias, po vendosin masa më të rrepta për turistët që qarkullojnë me veshje plazhi në hapësira publike. Gjobat mund të arrijnë deri në 500 euro.
Turistët që planifikojnë pushimet në Itali këtë verë duhet të kenë kujdes me veshjen jashtë plazheve. Disa komuna turistike kanë vendosur rregulla të reja që ndalojnë qarkullimin me bikini, rroba banje ose pa bluzë në rrugë dhe hapësira publike, transmeton albinfo.ch.
Masat janë vendosur në destinacione të njohura si Cavallino Treporti, Caorle, Eraclea Mare dhe Venecia, me qëllim ruajtjen e rendit publik dhe respektimin e banorëve vendas.
Në Cavallino Treporti, vizitorët paralajmërohen përmes tabelave se duhet të veshin rroba të përshtatshme jashtë zonave të plazhit. Ata që nuk respektojnë rregullat mund të gjobiten nga 25 deri në 500 euro.
Autoritetet lokale theksojnë se masat nuk synojnë kufizimin e turistëve, por promovimin e respektit ndaj komuniteteve ku jetojnë banorët gjatë gjithë vitit./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih Në këtë panel të veçantë do të marrë pjesë artisti shqiptar nga Kosova Ramë Dardania, së... -
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës -
Të premten i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të aksidentit tragjik
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë












