Lajme
Italia rikthen masat drastike, mbyllen shkollat dhe universitetet
Shtimi i ndjeshëm i rasteve me koronavirus në ditët e fundit ka bërë që një nga rajonet më të goditura të Italisë, ai i Kampanjës të rikthejë masat shtrënguese për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit.
Presidenti i rajonit, Vicenzo de Luca, i detyruar dhe nga shifrat e infektimeve, vendosi të mbyllë deri më 30 tetor të gjithë aktivitetin shkollor në Kampanja, raporton A2, përcjell Albinfo.ch
Kështu sipas kësaj mase do të ndalohet mësimi në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme deri në fund të muajit, pezullohen gjithashtu aktivitetet didaktike dhe mësimi do të kalojë online.
Në urdhrin e ri të presidentit të rajonit përfshihet gjithashtu dhe ndalimi i festave, ceremonitë fetare në vende publike të hapura e të mbyllura dhe grumbullimet në banesa.
E-Diaspora
-
Arbëreshët, kjo rrënjë e fortë e Atdheut! Një grup veprimtarësh nga disa shtete arritëm të bëhemi bashkë dhe nën “hijen e fjamurit të...
-
Shqiptari shpallet studenti më i mirë i policisë së Nju-Jorkut për 2024-ën
-
Osmani u drejtohet bizneseve amerikane në Teksas: Investoni në Kosovë
-
Hapet ekspozita e piktorit shqiptar në Helsinki
-
Xhaka-Gjimshiti, dy shqiptarët në garë për trofeun e Europa League
Jeta në Austri
-
Çfarë lejohet të bëjnë fëmijët vetëm sipas ligjit austriak? Vera po vjen, shkollat po mbyllen dhe shumë prindër do të pyesin veten se si do...
-
Si mund t’i zgjidhë Vjena “problemet e saj të imigracionit”?
-
Edhe Austria i kërkon Qeverisë së Kosovës draft-statutin në këmbim të anëtarësimit në KiE
-
Austria kualifikohet në finale të Eurovizionit
-
Ambasada e Kosovës në Austri u bën thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen