Lajme
Italia nuk po pranon emigrantët
Dy anije bamirësie me emigrantë refuzuan të largohen nga porti i Katanias, pasi qeveria italiane bllokoi zbarkimin e tyre ditën e diel.
Komisioni Evropian kujtoi të hënën “detyrimin ligjor dhe moral” të shteteve anëtare për të shpëtuar jetët e njerëzve në rrezik. Zëdhënësja Anitta Hipper deklaroi se Komisioni nuk është përgjegjës për operacionet e koordinimit në det, apo për vendin e zbarkimit.
Ndërsa zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme gjermane tha se Berlini zyrtar është në kontakt me autoritetet italiane.
Qeveria e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, po refuzon të hapë portet për 4 anije që veprojnë në qendër të Mesdheut dhe që kanë shpëtuar emigrantët dhe ka lejuar zbarkimin e vetëm atyre që kanë pasur probleme shëndetësore.
Të dielën, Italia urdhëroi anijen “Hjumaniti 1” të largohej nga porti i Katanias pas zbarkimit të 144 emigrantëve./Euronews
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











