Lajme
Italia ndalon edhe festat private
Italia ndalon edhe festat private, për shkak të shtimit të rasteve me koronavirus
Sp fundi, autoritetet italiane vendosën të ndalojnë edhe festat private, madje edhe në shtëpi, si edhe pezulluan zhvillimin e sporteve amatore të kontaktit, të tilla si kalçetot.
Duhet theksuar se këto janë dy nga masat më të forta që do të merren pas dy ditësh, pas takimit të autoriteteve shëndetësore dhe politike italiane dhe që, sipas asaj që mësohet nga burimet qeveritare, do të sanksionohen me anë të një dekreti të kryeministrit Giuseppe Conte.
Këto masa do të shtonin frenimin për jetën e natës, me ndalimin nga ora 21:00 dhe me mbylljen e bareve dhe restoranteve në mesnatë (00:00).
Meqenëse të dhënat tregojnë se infeksionet ndodhin kryesisht midis miqve, do të ketë një ndalesë në festat private, përfshirë edhe ato nëpër shtëpi.
Maksimumi në restorante do të jetë 30 persona.
Pritet që këto masa, sipas të gjitha gjasave, të fillojnë nga e mërkura e ardhshme.
Dje, Italia pati 5 724 raste të reja dhe 29 vdekje.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Rama njofton për programin e veçantë për emigrantët që duan të investojnë në Shqipëri Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi sot për një program të veçantë për të gjithë emigrantët...
-
400 mijë të regjistruar përmes platformës e-diaspora
-
Bizneset ekspozojnë produktet e tyre në “Panairi Lugina” në Zvicër
-
Arbëreshët, kjo rrënjë e fortë e Atdheut!
-
Shqiptari shpallet studenti më i mirë i policisë së Nju-Jorkut për 2024-ën
Jeta në Austri
-
Çfarë duhet të dini për supermarketet në Austri? Austria ka një përzgjedhje të gjerë të supermarketeve cilësore, por ka disa dallime kryesore rajonale për...
-
Çfarë lejohet të bëjnë fëmijët vetëm sipas ligjit austriak?
-
Si mund t’i zgjidhë Vjena “problemet e saj të imigracionit”?
-
Edhe Austria i kërkon Qeverisë së Kosovës draft-statutin në këmbim të anëtarësimit në KiE
-
Austria kualifikohet në finale të Eurovizionit