Lajme
Italia, importuesja më e madhe e gështenjave shqiptare
Gështenjat janë ndër kënaqësitë e vogla të dimrit, sido që preferojmë t’i përgatisim, në receta gatimesh, të ziera apo të pjekura.
Frutat e buta e me shije të mrekullueshme janë edhe mjaft të shëndetshme, pasi kanë përmbajtje të lartë vitaminash dhe vlerash ushqyese.
Zona veriore e vendit ka hapësirën më të madhe të mbjellë me gështenja në gjithë Shqipërinë. Prodhimi natyrisht organik i tyre në zonën e Alpeve ku ato rriten, i bën unike në shije dhe mjaft të kërkuara nga tregu, raporton ATSH, përcjell Albinfo.ch.
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bën të ditur se rreth 90% e gështenjave që grumbullohen eksportohen në tregjet e Bashkimit Europian, kryesisht në Itali.
Sipas MBZHR, për herë të parë në këto vitet e fundit në Shqipëri po kryhet procesi i mirëmbajtjes dhe ruajtjes së këtij prodhimi, me mënyrat më efikase si në çdo vend të BE-së.
Gështenja, burimi i pasur i ekonomisë rurale në veri, kërkon një kujdes të veçantë. Puna ka nisur dhe gështenjat e vendit, së bashku me mjaltin, plot vlera të rralla kurative sjell më shumë të ardhura për familjet e zonës më veriore të vendit.
Kërkesa në rritje e tregut të huaj për këtë produkt e ka kthyer gështenjën në një ekonomi shtesë për të ardhurat e familjeve që merren me këtë aktivitet.
Rrethi i Tropojës ka masivin më të madh të gështenjave në Ballkan, duke u shtrirë rreth Alpeve përmbi qytetin e Bajram Currit, bjeshkëve deri në Dragobi dhe vijon me masivin e vargmaleve të Shkëlzenit deri në njësinë administrative të Lekbibajt.
Masivi i gështenjës në Tropojë zë një sipërfaqe mbi 2400 hektarë me rendiment mesatar rreth 40 kg për rrënjë.
Gjithakshtu edhe Kukësi është një zonë e rëndësishme në prodhimin e arrorëve, krahas rrethit të Dibrës, Pukës, Shkodrës, Bulqizës, Librazhdit dhe Matit që janë prodhues të konsiderueshëm të varieteteve të gështenjës.
Ndërsa gjenotipi “Puka”, varietet i zonës së Reçit, ka një avantazh cilësor në prodhimin e gështenjës dhe rreth 50% e prodhimit eksportohet në Itali.
Eksportet e gështenjave “Made in Albania” arrijnë çdo vit në mbi 6 mijë tonë, me një vlerë deri në 8 milionë euro.
Ndërkohë që kërkesa në rritje e tregut të huaj për këtë produkt e ka kthyer gështenjën në një ekonomi shtesë për të ardhurat e familjeve që merren me këtë aktivitet, falë edhe mbështetjes që po adreson qeveria përmes Skemës Kombëtare.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













