Lajme
Itali: “Parada Shqiptare”, e para e këtij lloji në Itali
Në Asti u mbajt “Parada Shqiptare”, e para e këtij lloji në Itali, e organizuar nga shoqata “Asso Albania Asti-Piemonte” në bashkëpunim me Bashkinë e qytetit të Astit, përcjell albinfo.ch.

Në këtë manifestim ishin të ftuar shumë shoqata vullnetare shqiptare nga e gjithë Italia. Edhe pse në një ditë me shi, pjesa më e madhe e të ftuarve ishte në Asti, ku për një moment u shndërrua në një Shqipëri të vogël kuq e zi.

Komuniteti shqiptar në Parma ishte ftuar dhe u përfaqësua nëpërmjet organizatave “Shkolla Shqipe Scanderbeg dhe Forum Donne Indipendenti. Ndërkohë morën pjesë edhe përfaqësues të komunitetit shqiptar në Modena, Reggio Emilia dhe Piacenza.

Pika e parë e takimit ishte në Qendrën Kulturore “Margarita Xhepa”, ku vizituam dhe pamë ambientet kaq bukur ndërtuar e mirëmbajtur nga vullnetarët dhe familjet shqiptare, klasat e shkollës shqipe, librarinë, sallën e baletit, kuzhinën dhe oborrin mikpritës. Në “Shtëpinë e Shqiptarit” në Asti na pritën presidenti i Shoqatës “Asso Albania Piemonte – Asti”, z. Marjan Bjeshkëza, koordinatorja e qendrës, drejtuesi artistik i qendrës dhe organizatori i “Paradës Shqiptare” në Asti 2022 z. Hasan Bulçari, stafi përfaqësues dhe vullnetarë.

Ambientet gumëzhinin nga zërat e të rinjve dhe fëmijëve të familjes së madhe shqiptare në Asti, ngjyra e motive shqiptare, muzikë dhe shije të vendit tonë, Shqipërisë. Më e bukura e këtij realiteti qëndron në integrimin dhe bashkëjetesën me qytetin dhe vendasit.

Më pas të gjithë u drejtuam në qendrën e qytetit dhe në një paradë madhështore të udhëhequr nga Kryetari i Bashkisë së qytetit të Astit dhe përfaqësuesit shqiptar e si një lumë ngjyrash e tingujsh u derdh mes për mes shtëpive dhe shesheve astixhiane.

Imagjinoni një zemër të madhe shqiptare që rrihte nën ritmin e daulles, muzikës patriotike dhe flamurit kuq e zi… Emocione që nuk do të harrohen kurrë e sidomos nga të rinjtë e fëmijët, të cilët ngjanin si shqiponja të lira e krenare.

Asgjë nuk e ndali dot “Paradën Shqiptare” në Asti që përfundoi rrugëtimin e saj në oborrin e Qendrës Kulturore “Margarita Xhepa”. Aty na pritnin pjata të ngrohta shqiptare dhe jo vetëm. Ndërkohë, në pritje të fillimit të koncertit, patëm mundësi të shkëmbenim përshëndetje me të gjithë shqiptarët, të ardhur nga të katër anët e Italisë.

Koncerti i mblodhi të gjithë të ftuarit pranë skenës të përgatitur enkas për këtë rast me artistë shqiptarë.
Një koncert shumë i pasur artistik, ku komunitetin shqiptar të Parmës e përfaqësoi:
Monika Bekolli në flaut me pjesët: Dua më shumë Shqipërinë dhe me një Kolazh Muzikë Arbëreshë
Musart (Fatma Mema) me këngën Party Musart.
Deana Paja e vetë përgatitur me koreografinë e Olta Shehut “Valle Dasme Shqiptare”.
Falënderojmë organizatorët e “Parada Shqiptare” në Asti 2022 për ftesën dhe organizimin e përpiktë!
Falënderojmë Agjencinë “Kodra Tour” në Reggio Emilia për udhëtimin e qetë dhe gatishmërinë e plotë!
Falënderojmë dhuruesit që garantuan udhëtimin dhe drekën për të gjithë!
Falënderojmë vullnetarët dhe familjet shqiptare për pjesëmarrjen!
Faleminderit për shërbimin fotografik z.Patriot Demaj!
Forum Donne Indipendenti
Shkolla Shqipe Scanderbeg në Parma


E-Diaspora
-
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën Aksident i rëndë në Shtime–Lipjan: një i vdekur, lëndohet mërgimtari që po... -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë -
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër -
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare -
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat












