Lajme
Itali: Dy vjet e katër muaj burg për 25-vjeçarin nga Kosova
I riu nga Treviso u dënua për përndjekje, kërcënime dhe fyerje ndaj xhaxhait dhe familjarëve të tij
Një 25-vjeçar me origjinë nga Kosova, banues në Treviso të Italisë, është dënuar me dy vjet e katër muaj burgim për përndjekje, kërcënime dhe fyerje ndaj xhaxhait dhe anëtarëve të tjerë të familjes, transmeton albinfo.ch.
Sipas mediave italiane, i riu ishte arrestuar më 11 nëntor 2025, pas një serie incidentesh që kishin zgjatur rreth një muaj e gjysmë. Ai dyshohej se ishte paraqitur vazhdimisht në lokalet e xhaxhait të tij në Paese dhe Susegana, ku e kishte kërcënuar dhe fyer atë dhe familjarët e tjerë.
Sipas Prokurorisë, konflikti kishte nisur për shkak të pretendimit të 25-vjeçarit se familjarët e kishin mashtruar lidhur me pronësinë e një pjese të pasurisë familjare në Kosovë.
Në një rast, ai dyshohet se kishte kërcënuar familjarët se do t’i vriste nëse nuk qëndronin larg familjes së tij. Gjithashtu, ai kishte publikuar një video në TikTok, ku pretendonte se ushqimi në lokalet e xhaxhait ishte i cilësisë së dobët dhe paraqiste rrezik për klientët. Më pas, sipas akuzës, kishte dëmtuar edhe pajisje, mobilie dhe automjete të përdorura për shpërndarjen e ushqimit.
25-vjeçari ishte akuzuar edhe për tentativë zhvatjeje dhe grabitje. Për akuzën e grabitjes, gjykata e shpalli të pafajshëm.
Gjykata vendosi gjithashtu që pas përfundimit të dënimit me burgim, ai të qëndrojë edhe një vit nën mbikëqyrje në një qendër trajtimi. Vendimi u mbështet edhe në një ekspertizë psikiatrike, sipas së cilës i riu konsiderohet shoqërisht i rrezikshëm, ndërsa aftësia e tij për të kuptuar dhe marrë vendime ishte dukshëm e zvogëluar.
Për katër familjarë, përfshirë xhaxhain, gjykata njohu një kompensim të përkohshëm prej 30 mijë eurosh, ndërsa shuma përfundimtare e dëmshpërblimit do të përcaktohet nga gjykata civile./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto











