Lajme
Itali: Banesa u përshi nga zjarri, vajza kosovare 7 vjeçe humb jetën
Kishin shkuar për të jetuar atje vetëm para 4 muajve
Është bërë e ditur nga mediat italiane se një ngjarje tragjike ka ndodhur në një familje shqiptare në Itali, ku një vajzë 7-vjeçare humbi jetën, pasi banesa u përshi nga zjarri.
Thuhet se ngjarja ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të datës 8 janar, rreth orës 2:50 në Servigliano (Fermo).
Nëna e viktimës pasi u zgjua nga era e tymit nxori me shpejtësi jashtë vajzën më të vogël, por pa mundur të kthehej për të marrë tjetrën pasi flakët përparuan me shpejtësi.
Ndërkohë babai mbërriti kur tragjedia kishte ndodhur tashmë.
Po ashtu, familja me origjinë nga Kosova, ishte transferuar në Servigliano në shtator të vitit 2019.
Në shtëpi vajza jetonte me motrën e saj më të vogël të lindur në vitin 2015, babanë e saj, një punëtor 40 vjeç në një kompani ndërtimi dhe nënën e saj, një shtëpiake pak më e re se burri i saj.
Sipas informacioneve, drama u zhvillua brenda pak çastesh. Mamaja, e zgjuar nga era e fortë e tymit, mori njërën nga dy vajzat dhe e shpëtoi atë duke e nxjerrë jashtë.
Ajo pastaj u përpoq të kthehej në shtëpi për të marrë një tjetër, por flakët bllokuan kalimin e saj.
“Ne po flinim së bashku në të njëjtën shtrat – ka qenë dëshmia e gruas, e cila kujton në tronditje momentin. “Dhe, pasi vajza më e vogël u shpëtua, unë u ktheva për të marrë vajzën tjetër. Kishte shumë tym, nuk më linte të merrja frymë dhe nxehtësia më dogji lëkurën. Pastaj, për fat të mirë, policia erdhi e para, pastaj zjarrfikëset, të cilët arritën ta nxjerrin fëmijën tim jashtë”, shkruajnë mediat shqiptare.
Fatkeqësisht kur shkoi në spital, nuk kishte asgjë për të bërë që të shpëtonte edhe vajza e vogël, por nëna do ta mësojë këtë shumë më vonë.
Familja – babai kosovar, nëna bullgare, të dy 38 vjeç, me fëmijët e vegjël të lindur në Sant’Omero në provincën e Teramos dhe të rritur në Itali – ishin transferuar në Servigliano disa muaj më parë. Nuk është e qartë pse në orën 2.50, kur shpërtheu zjarri, babai shqiptar i dy fëmijëve nuk ishte në shtëpi, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











