Lajme
Iphone, marka më e shitur në vitin 2022
2022 ishte një vit i mrekullueshëm për Apple dhe linjën e saj të iPhone, sipas raportit të fundit të Counterpoint Research, i cili rendit dhjetë telefonat më të shitur të vitit të kaluar.
Tetë nga dhjetë pajisjet më të mira erdhën nga kampi i Apple, me iPhone 13 në vendin e parë, me rreth 5% të shitjeve totale të smartphone-ve në mbarë globin dhe 28% të të gjitha shitjeve të iPhone.
Vanilla 13 ishte telefoni më i shitur në SHBA, MB, Kinë, Gjermani dhe Francë midis shtatorit 2021 dhe gushtit 2022.
iPhone 13 Pro Max doli në vendin e dytë, me një pjesë 2.8% të të gjitha shitjeve globale të smartphone-ve, të ndjekur nga pasardhësi i tij iPhone 14 Pro Max, i cili zuri 1.7% të të gjitha shitjeve.
Për iPhone 14 Pro Max, është gjithashtu hera e parë, që një iPhone Pro Max shet më shumë se homologët e përmasave të zakonshme Pro dhe Vanilla.
Galaxy A13 i Samsung, ishte telefoni i katërt më i shitur në vitin 2022, i ndjekur nga iPhone 13 Pro, për të përmbyllur top 5.
iPhone 12, i cili u lançua në tetor të 2020, ishte telefoni i gjashtë më i shitur i 2022, i ndjekur nga iPhone 14, me rreth 1.5% të të gjitha shitjeve.
Pavarësisht moshës së tij, modeli Vanilla 12 mbeti gjerësisht i popullarizuar në SHBA, Kinë dhe Japoni.
IPhone SE (2022) doli në vendin e nëntë, ndërsa Galaxy A03 i Samsung përfundon listën e dhjetëshes së parë. / GSM Arena
E-Diaspora
-
Zvicër
Ambasadori Ermal Dredha dorëzon Letrat Kredenciale te Guy Parmelin Ambasadori Ermal Dredha dorëzon Letrat Kredenciale te Presidenti zviceran Guy Parmelin... -
Rromir Imami: Kur portreti kthehet në narrativë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Fribourg -
Një mbrëmje me Florian Vlashin në Londër – Arti si kujtesë, udhëtim dhe shërbim -
Prezantohet në Lozanë libri “Për ata që s’u kthyen” -
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen Maratona e Qytetit të Vjenës 2026 sjell mbyllje të gjera rrugësh në Ringstraße, autostrada dhe ura;... -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit











