Kosova
INTERPOL përfshihet në hetimin për prejardhjen e armëve të sulmit në Banjskë
Ushtruesi i detyrës i drejtorit të Policisë në Bosnjë e Hercegovinë, Vahidin Munjiq, ka njoftuar se administrata Federale e Policisë në Bosnjë e Hercegovinë është duke e verifikuar informacionin se armët e përdorura më 24 shtator në sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit janë siguruar nga Tuzla, qytet në veriperëndim të Bosnjës.
Ai u shpreh se dyshimet për transferim të armëve nga Tuzla janë duke u hetuar përmes Organizatës Ndërkombëtare të Policisë, INTERPOL dhe që Zyra e Prokurorit të Bosnjë e Hercegovinës është informuar për gjithçka, shkruan REL.
“Ne e kemi marrë informacionin dy ditë më parë, përmes mediave. Ne i kemi kërkuar INTERPOL-it që të na ofrojë informacione nga të gjitha agjencitë e tjera, si nga Zyra e Prokurorit të Serbisë. Ne ende jemi në pritje e nuk mund të flasim më shumë”, ka thënë ai, përcjell albinfo.ch.
Ndryshe, ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, i marrë në pyetje nga Prokuroria e Lartë Publike e Beogradit, kishte thënë se ai i ka “siguruar armët dhe pajisjet shpërthyese” nga Tuzla, prej janarit të këtij viti deri më 24 shtator.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












