Lajme
Inflacion rekord në vendet e Eurozonës
Inflacioni në eurozonë e kaloi kufirin nëntë për qind në gusht. Çmimet e konsumit në 19 vendet me monedhën Euro u rritën 9.1 për qind në një vit. Këtë e ka bëro të ditur zyra e statistikave Eurostat, në bazë të një vlerësimi të shpejtë. Që nga futja e Euros si monedhë këmbimi në vitin 1999, rritja e çmimeve nuk ka qenë kurrë aq e lartë sa në gusht. Ekspertët e anketuar nga agjencia e lajmeve Reuters kishin pritur një rritje në 9.0 për qind. Në korrik, norma e inflacionit ishte ende 8.9 për qind.
Energjia u shtrenjtua me 38.3 për qind brenda një viti. Megjithatë, rritja ishte pak më e ulët se një muaj më parë. Në të kundërt, rritja e çmimeve të ushqimeve dhe pijeve u përshpejtua. Gjithashtu u rritën më fort edhe çmimet e mallrave dhe shërbimeve industriale. Për ushqimin, alkoolin dhe duhanin, konsumatorët u përballën me një rritje të kostos prej 10.6%. Mallrat industriale joenergjetike u rritën me 5.0%. Për shërbimet, rritja e çmimit ishte 3.8%. Inflacioni bazë, i cili nuk merr parasysh çmimet veçanërisht të paqëndrueshme të energjisë, ushqimeve dhe pijeve, u rrit nga 4.0 në 4.3%.
Normat më të larta të inflacionit në Eurozonë u regjistruan sërish në tre Shtetet Baltike, mbi 20 për qind. Në Estoni, për shembull, norma vjetore e inflacionit arriti në 25.2%. Në Gjermani, norma e inflacionit e llogaritur sipas standardeve evropiane ishte 8.8%.
Me këtë rritje të re të inflacionit, bëhet gjithnjë e më e mundshme një tjetër rritje e ndjeshme e normave të interesit nga Banka Qendrore Evropiane (BQE) në mbledhjen e saj javën e ardhshme. Sepse, ajo vazhdon të mbetet dukshëm larg objektivit të saj të inflacionit.
Në korrik, pas viteve të politikës së normës zero të interesit, Banka Qendrore Evropiane e rriti me gjysmë pikë përqindje normën e interesit në 0.50 për qind. Një hap tjetër i rëndësishëm pritet në mbledhjen e Këshillit të Bankës Qendrore Evropiane më 8 shtator. Ndërkohë, disa bankierë të bankave qendrore të eurozonës janë shprehur në favor të diskutimit të një rritjeje edhe më të madhe me 0.75 pikë përqindjeje./DW
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë









