Jeta në Zvicër
Industria zvicerane, pesimiste për shkak të frangut të fortë
Për herë të parë pasojat janë evidente nga goditja e frangut të fortë, thotë një studim në ETH Zurich (KOF). Gjendja e biznesit në të gjithë sektorët e ekonomisë është përkeqësuar në mënyrë të konsiderueshme. Veçanërisht më i dukshëm është në industri.
Por nuk ka shpëtuar as ndërtimtaria e sektori financiar, si dhe bizneset me tregti me pakicë janë pesimiste, shkruan KOF.
Kjo është rënia më e fortë në një muaj të vetëm që nga nisja e studimit në vitin 2004. Sidomos në mënyrë të qartë kanë treguar rezultatet në industrinë e metaleve, prodhimit dhe në industrinë elektrike.
Industria ka humbur për shkak të frangut të fortë në konkurrencë, thotë studiuesi në KOF. Presioni është evident jo vetëm në eksport, por edhe me produkte më të lira të importuara në tregun e brendshëm.
Sondazhi më tej tregon se shkurtimet e vendeve të punës ka të ngjarë të vazhdojë në sektorin industrial.
Në anketën e KOF-it janë përfshirë 2800 kompani zvicerane.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln Filmi vijoi prezantimin në Gjermani me një premierë në Këln, ndërsa tashmë është i disponueshëm në... -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj
Jeta në Austri
-
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë Pas fitores së mbrëmshme ndaj Irlandës, ekipi i Kosovës i është rikthyer menjëherë përgatitjeve për sfidën... -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së












