Një tërmet me magnitudë 7.7 ka goditur Indonezinë, si pasojë e të cilit kanë humbur jetën të paktën 38 persona.
Agjencia Kombëtare për Menaxhimin e Fatkeqësive bëri të ditur se numri i viktimave pritet të rritet, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nisur operacionet në zonat e prekura, transmeton albinfo.ch.
Tërmeti ka shkaktuar dëme në ndërtesa, ndërsa situata është përkeqësuar edhe nga dhjetëra lëkundje të tjera që pasuan.