Lajme
INDEP: Taksa e karbonit, instrument për reduktimin e lëndëve djegëse fosile në Kosovë
Instituti për Politika Zhvillimore- INDEP, vlerëson se një taksë e karbonit do të ishte instrumenti kryesor për reduktimin dhe eliminimin e përdorimit të lëndëve djegëse fosile në Kosovë.
Sipas tyre, taksimi i karbonit është një instrument politikash, ku qeveria vendos çmimin e karbonit dhe lejon që tregu të përcaktojë emetimet totale.
Taksa në fjalë targeton lëndët djegëse fosile si benzina, nafta dhe qymyri i përdorur për prodhimin e energjisë, qëllimet e ngrohjes, si dhe lëndët djegëse motorike, përcjell Albinfo.ch.
Nga INDEP thonë se kjo taksë llogaritet në bazë të sasisë së emetimeve të CO2 gjatë djegies së burimeve fosile, masë kjo që bazohet në të ashtuquajturën përmbajtje karboni të lëndëve djegëse fosile.
“Përmes parimit “ndotësi paguan”, taksa e karbonit targeton emetuesit më të mëdhenj të CO2, duke bërë ekonomikisht më pak të favorshme përdorimin e burimeve fosile krahas burimeve të ripërtëritshme”, thuhet në publikimin e fundit të INDEP, me titull “Taksa e karbonit drejt të ardhmes së gjelbër”.
Në bazë të vlerësimeve nga INDEP, taksimi ndaj karbonit ka për qëllim të bëjë më të dukshme kostot sociale “të fshehura” të emetimeve të karbonit, të cilat ndihen në mënyrë direkte apo indirekte, siç janë problemet shëndetësore dhe ndryshimet klimatike.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










