Shqipëria
Indeksi i demokracisë, The Economist: Shqipëria, në vendin e 64-t
Referuar statistikave, duket se Shqipëria ka përmirësuar indeksin e demokracisë në vitin 2022, përcjell albinfo.ch.
Raporti i sapopublikuar i “The Economist’ e rendit Shqipërinë në vendin e 64-t, duke u përmirësuar me 4 pozicione në raport me vitin 2021.
Mali i Zi dhe Shqipëria regjistrojnë përmirësimet më të mëdha në Indeksin e Demokracisë gjatë vitit që lamë pas.
Në raportin e The Economist vërehet se Serbia ka pësuar një përkeqësim, duke zbritur në vendin e 68-të, Maqedonia është përmirësuar me një pikë, duke u ngjitur në vendin e 71, ndërsa Bosnjë e Hercegovina është vendi me pozicionimin më të keq përsa i përket indeksit të demokracisë, duke qëndruar në vendin e 97-të.
Vlerësimin më të lartë në indeksin e demokracisë për vitin 2022 Shqipëria e ka shënuar në treguesin e lirive civile, me 7.35 pikë.
Treguesi i dytë renditet procesi zgjedhor dhe pluralizmi, i ndjekur nga funksionimi i qeverisë dhe kultura politike.
Ndërkohë që treguesi me rezultatin më të dobët është ai i pjesëmarrjes politike, me vetëm 5 pikë.
Shqipëria gjatë vitit 2022 rezulton në grupin e dytë të vendeve të ashtuquajtura “demokraci me probleme”, ku zgjedhjet janë të lira dhe ka të drejta civile, por ka probleme si liria e medias.
Raporti i The Economist vlerëson gjendjen e demokracisë në 167 vende në bazë të pesë treguesve.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Austri
-
LDK-ja në Austri organizon takim në mbështetje të Lukas Mandl, merr pjesë edhe kryetari Lumir Abdixhiku Lidhja Demokratike e Kosovës organizon takim informues me Eurodeputetin Lukas Mandi, kandidat në zgjedhjet EU2024 që...
-
Pas ndalimit në Serbi linjat e autobuseve Austri – Kosovë vazhdojnë rrugëtimin pa pengesa
-
Lukas Mandl kërkon votën e shqiptarëve në Austri
-
Kapet pas disa vitesh vjedhësi serik shqiptar, “e tradhtojnë” këpucët
-
Dy të vdekur nga orteku në Austri