Lajme
Inaugurohet Spitali Veterinar “Mitro Vet”, bashkëpunimi kosovar-zviceran
Një nga institucionet më moderne veterinare në Kosovë, i ndërtuar falë bashkëpunimit ndërmjet veterinarit Labinot Osmani dhe Fondacionit “StrayCoCo” nga Zvicra
Në Mitrovicë është inauguruar Spitali Veterinar “Mitro Vet”, një nga institucionet më moderne veterinare në Kosovë, i ndërtuar falë bashkëpunimit ndërmjet veterinarit Labinot Osmani dhe Fondacionit “StrayCoCo” nga Zvicra.
Në fjalën e tij para të pranishmëve, pronari i spitalit, DMV. Labinot Osmani, tha se hapja e “Mitro Vet” përfaqëson kurorëzimin e një pune të gjatë, të shoqëruar me sakrificë, përkushtim dhe një mision të qartë për të shpëtuar jetë, për të lehtësuar dhimbjen dhe për të kontribuar në mirëqenien e kafshëve të shoqërimit, si dhe në mbrojtjen e shëndetit publik.
“Premtimi ynë është i thjeshtë: angazhim, përgjegjësi dhe profesionalizëm për çdo jetë që hyn në këtë spital”, theksoi Osmani.
Ai shprehu mirënjohje të veçantë për Fondacionin “StrayCoCo”, presidenten e tij, Dr. Helen Wormser, si dhe përfaqësuesen e fondacionit në Kosovë, veterineren holandeze Birgit Brants, për mbështetjen e jashtëzakonshme në realizimin e këtij projekti.
Sipas Osmanit, falë këtij partneriteti është bërë e mundur ndërtimi i një spitali veterinar të pajisur me teknologji bashkëkohore, i cili do t’u ofrojë kafshëve shërbime dhe trajtime sipas standardeve më të larta profesionale.
Nga ana tjetër, veterinerja Birgit Brants duke folur në emër të Fondacionit “StrayCoCo”, uroi hapjen e klinikës së re dhe vlerësoi bashkëpunimin me veterinerin Labinot Osmani.
“Sot festojmë hapjen e klinikës së katërt në Kosovë. Kjo klinikë është financuar edhe nga fondacioni ynë dhe është realizuar në bashkëpunim me veterinerin Labinot Osmani. Ne i urojmë Labinotit shumë suksese në të ardhmen”, deklaroi Brants.
E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë











