Integrimi
Imami i moderuar shqiptar shpallet “Zviceran i Vitit”
Imami shqiptar Mustafa Mehmeti, është nderuar nga gazeta “SonntagsZeitung” me titullin “Zvicerani i vitit”
I njohur për pikëpamjet e tij shumë të moderuara mbi islamin dhe për qëndrimin pa kompromis ndaj rrymave ekstreme të islamizmit, imami shqiptar Mustafa Mehmeti, është nderuar nga gazeta “SonntagsZeitung” me titullin “Zvicerani i vitit” .
Mustafë Mehmeti është edhe kryetar i Bashkësisë Islame Shqiptare të Zvicrës dhe imam në xhaminë shqiptare të Bernës. Ai është treguar i zëshëm dhe kompetent në të gjitha çështjet që trajtohen në opinionin zviceran që prekin myslimanët ose në mënyrë indirekte edhe shqiptarët e këtij besimi.
Si rezistencat e disa besimtarëve kundër lejimit të vajzave në sportin e notit, bartja e mbulesës (burka) apo rekrutimi i të rinjve në grupet e IS-it, ashtu si dhe shumë paraqitje tjera në mesin e myslimanëve në Zvicër kanë qenë në thumb të kritikës së imamit të guximshëm shqiptar.
Gjuha e tij ndaj zhvillimeve negative dhe prapanike në emrin e islamit asnjëherë nuk ka qenë e butë dhe i ka krijuar edhe probleme në ushtrimin e punës. Së fundmi, rreth dy muaj më parë, zyra e tij kishte qenë objekt sulmuesish të paidentifikuar, por me indikacione se vijnë nga skena e islamit ekstrem.
Duke e shpallur “zviceran të vitit” redaktorët e gazetës SonntagsZeitung duan të japin një shenjë për bashkëjetesën paqësore të religjioneve. Kjo gazetë e nderon Mustafë Mehmetin “për guximin e tij dhe angazhimin në debatet më të mprehta të kohës sonë”. Imami u ka apeluar shumë herë bashkëbesimtarëve të tij që të angazhohen kundër ekstremizmit dhe për një islam modern.
“Ne si myslimanë nuk duhet të kontestojmë se ekziston ekstremizmi në emër të islamit”, ka thënë ai në një intervistë të gjatë që e ka publikuar në numrin e sotëm gazeta. “Ne duhet të flasim hapur, si në mesin tonë, të myslimanëve ashtu edhe me vendësit. Heshtja nuk është zgjidhje ashtu siç nuk është as jeta në të kaluarën”, ka thënë veç tjerash Mustafë Mehmeti, me prejardhje nga Lugina e Preshevës, shtetas i Zvicrës nga viti 2005.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Avokati kërkon lirimin e menjëhershëm të shqiptarit të akuzuar për vrasje të dyfishtë
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
Jeta në Austri
-
Katër gjëra që duhet të dini para se të regjistroni fëmijën tuaj në një kopsht fëmijësh në Vjenë Lëvizja në një vend të ri mund të jetë sfiduese, por stresi i gjetjes së kujdesit...
-
A mund të marr përfitime papunësie në Austri nëse jam i vetëpunësuar?
-
Bora zbardh Austrinë
-
Austri: Dënohet me 15 vjet burg, kosovari që sulmoi të dashurën me thikë dhe kaçavidë
-
Lumir Abdixhiku para bashkatdhetarëve në Vjenë, kërkon mbështetje për Lukas Mandl