Kinema
Ikona e kinematografisë franceze, Brigitte Bardot ndërron jetë në moshën 91 vjeçare
Aktorja legjendare franceze, Brigitte Bardot ka ndërruar jetë sot, më 28 dhjetor 2025, në moshën 91 vjeçare.
Sipas Le Monde, Bardot ka ndërruar jetë në rezidencën e saj në Saint-Tropez, teksa ishte prej kohësh e tërhequr nga jeta publike dhe kishte probleme shëndetësore.
Brigitte Bardot u bë simbol botëror i kinematografisë franceze në vitet 1950 dhe 1960, veçanërisht pas rolit të saj në filmin “Et Dieu… créa la femme”, që e shndërroi atë në një ikonë kulturore dhe një figurë të revolucionit shoqëror të kohës. Stili, liria artistike dhe prania e saj në ekran lanë gjurmë të thella në historinë e filmit.
Në vitin 1973, Bardot u tërhoq përfundimisht nga aktrimi, në kulmin e famës, për t’iu përkushtuar mbrojtjes së të drejtave të kafshëve. Ajo themeloi Fondacionin Brigitte Bardot, i cili u bë një nga zërat më të fuqishëm ndërkombëtarë në këtë fushë.
Ndikimi i saj në art, kulturë dhe shoqëri mbetet i pakontestueshëm. Vdekja e Brigitte Bardot ka ngjallur reagime dhe homazhe të shumta në Francë dhe më gjerë, duke e rikthyer në vëmendje trashëgiminë e një prej figurave më të njohura të shekullit XX, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Diaspora
Ekonomia e Kosovës mbahet nga diaspora: 313 milionë euro remitanca në tre muaj BQK: Importet dominojnë ekonominë, remitancat vazhdojnë të mbajnë Kosovën... -
Stokholm
Shqiptari nga Kosova diplomon në Inxhinieri Hapësinore në Suedi me veshje kombëtare -
Koncerti “ARIADITA” në Washington: një mbrëmje muzikore që bashkoi kultura dhe emocione -
Amerikë
Eliza Dushku nderohet me doktoratë “Honoris Causa” -
Hamburg
Hamburg nën tingujt e “Jehonës së Origjinës” nga Flaka Goranci
Jeta në Austri
-
Austria planifikon një rritje vjetore prej 100 milion € për shërbimet e kujdesit Austria planifikon investime të reja në shërbimet e kujdesit, programet e varfërisë së fëmijëve dhe përfshirjen... -
Austri: Humb jetën një 23-vjeçar nga Tetova, trupi i është gjetur në liqenin Faaker -
Në Vjenë hapet ekspozita “Atdheu në mendjen time” me punimet e nxënësve shqiptarë -
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë













