Shkurt.ch
Iniciativë kundër çmimeve të larta të importeve
E orientuar kundër “Zvicrës, si Ishull i çmimeve të larta”, iniciativa pritet të lancohet gjatë pranverës
Zvicra, për shkak të specifikave që ka, gëzon epitetin e “ishullit” të çmimeve të larta. Produktet e importuara shpesh në Zvicër kushtojnë shumë më tepër se në vendet fqinje. Kjo ka qenë gjendja që ka shtyrë një grup personash për të zhvilluar një iniciativë popullore në nivel vendi. E orientuar kundër “Zvicrës, si Ishull i çmimeve të larta”, iniciativa pritet të lancohet gjatë pranverës, shkruan “SonntagsZeitung”.
Pjesë e grupit iniciativ janë organizatat që mbrojnë konsumatorët, pastaj Gastrosuise dhe komiteti KMU (i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme). Iniciativa kërkon “çmime korrekte të mallrave të importuara”. Kjo do të duhej të arrihej me veprimin e qeverisë federale, e cila duhet të ndërhyjë kur kompanitë e huaja e detyrojnë konsumatorin e varur zviceran të blejë te ato, me çmime tepër të larta.
Bartësit e iniciativës kërkojnë që ajo të cilën e synojnë përmes iniciativës të bëhet edhe pjesë e kushtetutës.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën Aksident i rëndë në Shtime–Lipjan: një i vdekur, lëndohet mërgimtari që po... -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë -
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër -
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare -
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat














