E-Diaspora
I riu nga Deçani humb jetën në aksident trafiku në Zvicër
Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka ngushëlluar familjen Alaj pas vdekjes në një aksident trafiku në Zvicër të të riut, Rrustem Alaj.
“I tronditur nga lajmi për humbjen tragjike të jetës së të riut Rrustem (Asllan) Alaj nga Dranoci.
Shprehë ngushëllimet më të sinqerta për familjen Alaj, miqëve, shokëve dhe gjithë qytetarëve të komunës së Deçanit. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen!”, ka shkruar ai në Facebook, transmeton Klan Kosova, përcjell albinfo.ch.
Detajet tjera nga ky aksident nuk janë bërë të ditur, se si ka ndodhur rasti, apo edhe ku saktësisht në Zvicër.
Lajmi është konfirmuar nga familjarët e të ndjerit.
“Me dhimbje pranuam lajmin që aksidentalisht ka ndërruar jetë në Zvicer, bashkëvendësi ynë, i riu nga Dranoci i Deçanit, Rrustem Alaj,”, thuhet në njoftimin në Facebook.
E-Diaspora
-
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën Aksident i rëndë në Shtime–Lipjan: një i vdekur, lëndohet mërgimtari që po... -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë -
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër -
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare -
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas Vetëm tre nga 30 lokalet e kontrolluara në Vjenë ofrojnë ujë rubineti falas, ndërsa 23 prej... -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave











