Lajme
I jepet lamtumira e fundit çiftit shqiptar që u vra në Australi
Komuniteti shqiptar në Melburn i jep lamtumirën e fundit Lindita dhe Veton Musait
Janë përcjellë për në banesën e fundit Lindita dhe Veton Musai, të cilët u qëlluan për vdekje në mëngjesin e 31 dhjetorit 2019 në Jarravill të Melburnit.
Është bërë e ditur se mijëra të pranishëm, shqiptarë, por edhe australianë, erdhën sot në xhaminë shqiptare në Melburn për t’i dhënë lamtumirën e fundit çiftit Musai ose ciftit engjellor, siç u quajt nga mediat australiane gjatë ditëve të fundit, përcjell albinfo.ch.
Sipas informacioneve, thuhet se Veton Musai ishte i punësuar në Bankën Kombëtare Australiane dhe ishte djali i ish-kryetarit të Shoqatës së Komunitetit Shqiptar në Australi, Alil Musai, me origjinë nga Struga e Maqedonisë së Veriut. Vetoni ishte një shqiptaro-australian tipik, i dashur, i rrethuar me miq të shumtë, me pasion për futbollin dhe AFL (Ligen e Futbollit Australian), shkruan “Sbsshqip.
Nga ana tjetër, për Linditen thuhet se ishte një vajzë me zemër të madhe, shoqet e punës thonë se ishte “vajza më e bukur,” “gjithmonë e buzëqeshur” dhe “e dhembshur për të tjerët”.
Po ashtu, mesazhet e ngushëllimeve për familjet e prekura nga kjo tragjedi nuk pushuan së ardhuri jo vetëm nga komuniteti shqiptar që është tronditur thellë nga kjo ngjarje, por edhe nga anëtarë të komunitetit të gjerë australian. Shtëpia e familjes Musai gjatë ditëve të fundit priti vizita ngushëllimi për qindra anëtarë të njohur e të panjohur që nuk ngurruan t’u qëndronin pranë prindërve dhe anëtarëve të tjerë të familjes.
Duhet theksuar se çifti, i cili sapo kishte festuar përvjetorin e parë të martesës, u qëllua me armë nga babai i Lindites, Osman Shaptafaj, 55-vjeçar, i cili më pas u mundua të vrasë vetën. Ai u gjet jo larg nga vendi i krimit me plagë nga armë zjarri në kokë.
Ai emigroi në Australi nga Ulqini i Malit të Zi dhe tashmë ndodhet i shtruar në spital në gjendje kritike dhe nën mbrojtjen e policisë.
Policia është në pritje për të marrë në pyetje të dyshuarin me qëllim identifikimin e arsyeve të mundshme që e shtynë drejt këtij krimi. Policia nuk kërkon asnjë të dyshuar tjetër në lidhje me krimin.
Ajo që dihet është se autori i vrasjes ka kohë që jeton i izoluar dhe në gjendje të rëndë mendore, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë













