Kosova
I fitoi letrat për tri vjet, kosovarja e falënderon personalisht presidentin Macron
Në një video të siguruar nga Albinfo.ch, Hanifja shihet teksa komunikon me presidentin Macron të cilin e falënderon që vendi i tij ia ndryshoi jetën.
Viteve të fundit shumë të rinj janë larguar nga Kosova për në Gjermani, Zvicër, Francë e ndonjë shtet tjetër evropian, në kërkim të një jete më të mirë. Shumë prej tyre, kanë kaluar rrugë të vështira ilegale për të arritur në “tokën e premtuar”.
Një prej tyre është edhe Hanife Lahu nga Vushtrria, e cila para pak më shumë se tre vjetësh, pas shumë peripecive që kaloi rrugës, u lajmërua si azilante në Francë. Ajo nuk kishte arritur ta kishte një punë dinjitoze në Kosovë, ishte përballur me shumë sfida në shtetin e ri të Kosovës, dhe përkundër se ishte shumë e lidhur me vendin e saj, u detyrua të largohej që ta kishte një jetë më të dinjitetshme. Dhe këtë jetë e gjeti në Francë, ku për pak kohë e mësoi gjuhën frënge, filloi të punojë dhe tani ka fituar edhe lejeqëndrimi. Ajo sot kishte mundësinë që ta falënderojë personalisht presidentin e Francës, Emanuel Macron që vendi i tij i hapi dyert për të.
Macron ishte për vizitë në Troyes, një qytet i vogël rreth 170 kilometra nga Parisi. Ai u takua me banorët e këtij qyteti mbi 200 vjeçar dhe mes tyre ishte edhe Hanife Lahu. Gjuha që e ka përvetësuar shumë shpejt i ndihmoi asaj që të bisedojë drejtpërdrejt me presidentin.
Në një video të siguruar nga Albinfo.ch, Hanifja shihet teksa komunikon me presidentin Macron të cilin e falënderon që vendi i tij ia ndryshoi jetën.
“Zoti president, dua ta falënderoj Francën si shtet dhe juve si president. Unë jam në Francë tash e tri vjet, nga viti 2018. Franca ma ka shpëtuar jetën, andaj iu jam gjithmonë mirënjohëse”, i thotë Lahu presidentit Macron.
Tutje presidenti francez e pyet se nga vjen dhe ajo i tregon se vjen nga Kosova, një vend ku vite më parë kishte luftë.
“Jam shumë e emociomuar se ju jeni njeri i madhe për mua, edhe Franca ësht e madhe. Franca ma ka shpëtuar jetën. Tash jam e qetë dhe sigurt në Francë. Faleminderit Francës, faleminderit juve”, thotë tutje kosovarja.
Ndërsa edhe presidenti Macron interesohet për të dhe familjen e saj, për punën dhe integrimin në Francë, teksa Hanifja i tregon se punon në fabrikën e çokolatës dhe është integruar mjaft mirë në Francë.
Në një prononcim për Albinfo.ch, Hanifja tha se ishte shumë e emocionuar që u takua me presidentin Macron. “Isha e emocionuar, por unë doja patjetër që ta takoja. Doja ta falënderoja nga zemra që ma hapi derën dhe ma mundësoi ta kem një jetë dinjitoze. Një jetë që në Kosovë nuk e kisha dhe nuk e di a do të mund ta kisha ndonjëherë”, tha ajo për Albinfo.ch.
Hanife Lahu tash po ndërton jetën e saj të re në Francë, por thotë se dëshira e saj është që ta shoh Kosovën të zhvillohet dhe të bëhet një vend ku, nëse nuk arriti ta jetonte rininë e saj, të mundet të paktën ta jetojë me dinjitet pleqërinë pas pensionimit në Francë./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
8 filma nga Kosova dhe Shqipëria do të prezantohen në Festivalin e Filmit “goEast” 2024 Gjermani: Filmat nga Kosova dhe Shqipëria në fokus në Festivalin e Filmit “goEast” 2024 ...
-
Bashkëpunim mes studentëve të Universitetit të Lucernit dhe atyre nga Maqedonia
-
Bashkëpunim mes Kosovës dhe Suedisë në fushën e teknologjisë
-
Dënohen me kusht dy kujdestaret, fajtore për vdekjen e Liorit të vogël
-
Gjykimi i shqiptarit për vrasjen e dyfishtë në Bazel, nën masa të forta sigurie
Jeta në Austri
-
Lumir Abdixhiku para bashkatdhetarëve në Vjenë, kërkon mbështetje për Lukas Mandl Përpos figurave tjera kryesore të LDK-së, i pranishëm ishte edhe vet kryetari Lumir Abdixhiku i cili...
-
LDK-ja në Austri organizon takim në mbështetje të Lukas Mandl, merr pjesë edhe kryetari Lumir Abdixhiku
-
Pas ndalimit në Serbi linjat e autobuseve Austri – Kosovë vazhdojnë rrugëtimin pa pengesa
-
Lukas Mandl kërkon votën e shqiptarëve në Austri
-
Kapet pas disa vitesh vjedhësi serik shqiptar, “e tradhtojnë” këpucët