Lajme
I arrestuari në Bazel për 603 kilogram kokainë refuzon të ekstradohet në Kroaci
12 pasaporta, avione private me plot kokainë, plaçkitje dhe mashtrime, këto janë disa nga arsyet se pse Michel Dokovic 59 vjeçar ka shumë arsye pse refuzon ekstradimin në Kroaci.
Michel Dokovic ka qenë në paraburgim në Bazel që nga muaji maj. Ai u arrestua në maj kur dorëzoi 603 kilogramë kokainë, të cilën e kishte sjellur në Bazel me një avion privat.
Në fakt, Dokovic duhet të dorëzohet në Kroaci, por dilleri i drogës reziston.
Në bazë të të dhënave të autoriteteve policore dhe atyre të drejtësisë Dokovic figuron se ka 12 pasaporta.
Ai kishte lindur si Iljmija Frljučkić dhe la gjurmët e tij në SHBA, në Kosta Rika, Belgjikë, Francë, Hollandë dhe Republikën Çeke.
Kohët e fundit ai organizoi trafikimin e drogës nga një vilë në periferi të Zagrebit.
Lista e krimeve të tjera të Dokovic janë edhe zjarrëvënie, mashtrim, plaçkitje.
59-vjeçari malazez u arrestua në maj kur ngarkoi 603 kilogramë kokainë në një garazh.
Dokoviç u vu në shënjestër të autoriteteve kur një milion euro para të gatshme u gjetën në makinën e tij në një pikë kufitare midis Sllovenisë dhe Kroacisë tetorin e kaluar.
Në telefon, Dokoviç foli hapur për biznesin e tij të drogës. Autoritetet e dëgjuan. Ai përshkroi se si punësoi stjuardesa dhe pasagjerë për të kamufluar në mënyrë të besueshme avionët e ngarkuar me drogë si një statut biznesi.
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta













