Lajme
Hungaria paralajmëron padi ndaj Komisionit Evropian
Qeveria e Hungarisë do të ndërmarrë veprime ligjore kundër krahut ekzekutiv të Bashkimit Evropian, nëse nuk mund të arrihet marrëveshje për fondet e BE-së për programet universitare për studime jashtë vendit.
Zyrtari hungarez, Gergely Gulyas, shef i stafit të kryeministrit, tha se vendimet e fundit të Komisionit Evropian për të ndërprerë fondet për programin e këmbimit të studentëve, Erasmus, në shumë universitete hungareze janë “të papranueshme dhe të patolerueshme”, shkruan REL.
Gulyas shtoi se Qeveria e Hungarisë do të ofrojë financim të programit nëse fondet e BE-së nuk arrijnë, por do ta dërgojë këtë rast në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë, nëse Budapesti dhe Brukseli nuk arrijnë një kompromis për këtë çështje.
Ndërprerja e financimit do të prekte studentët hungarezë që studiojnë jashtë përmes programit të BE-së, Erasmus, por edhe financimin për hulumtime në shumicën e universiteteve hungareze.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











