Kosova
Hovenier: SHBA-ja nuk do të tërhiqet asnjëherë nga partneriteti që ka me popullin e Kosovës
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffey Hovenier, ka zhvilluar sot në Prishtinë takim me gazetarë, në të cilin ka folur për raportet mes dy vendeve dhe marrëdhëniet me qeverinë aktuale në Prishtinë.
Hovenier ka thënë se SHBA-ja nuk do të tërhiqet asnjëherë nga partneriteti me popullin e Kosovës, transmeton albinfo.ch.
“SHBA-ja është e përkushtuar siç ka qenë gjithmonë ndaj popullit të Kosovës. Kemi qenë me qytetarët e Kosovës nga fillimi, jemi me qytetarët edhe tani dhe do të jemi me ta. Tani jemi me ta, siç e thashë në kontekst të vizionit tonë, i cili ne besojmë se është i ndarë në Deklaratën e Pavarësisë dhe Kushtetutës së këtij vendi, si sovran, demokratik, multietnik, në të cilin të gjithë qytetarët jetojnë në kushte paqeje dhe të sigurisë. Kjo është çështja”, ka thënë ai, teksa shtoi se nuk do të tërhiqen nga angazhimi dhe partneriteti me qytetarët.
Tutje ambasadori amerikan u shpreh se siç e ka thënë edhe më parë, kjo nuk do të thotë se çdo qeveri e Kosovës do të ketë mbështetje për zgjedhjet që do t’i bëjë. Sa u përket raporteve me qeverinë aktuale të Kosovës, ai ka deklaruar se një partneritet i degraduar ka pasoja dhe implikime.
Në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, ambasadori amerikan e ka këshilluar Qeverinë e Kosovës që të kërkojë sa më shpejt mendimin e Gjykatës Kushtetuese për një draft-statut të hartuar prej Perëndimit për themelim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Në këtë mënyrë, Kosova do të përfitonte në mënyrë substanciale. Do të ekzistojë një përgjigje nëse [dokumenti] është kushtetues apo jo, do të dihet a ka kompetenca ekzekutive apo jo, dhe mendojmë se vetëm Gjykata mund ta japë atë vlerësim. Diçka e tillë do të krijojë një dinamikë ndryshe dhe do të reflektojë përkushtimin e Kosovës për t’i përmbushur obligimet që ka”, ka shtuar tutje ai.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions













