Lajme
Honda do të tërheqë mbi 259,000 automjete në SHBA për shkak të një defekti në frena
Honda Motor Co Ltd ka njoftuar tërheqjen nga tregu të 259,033 automjeteve në Shtetet e Bashkuara për shkak të një problemi në pedalin e frenave, i cili mund të dalë nga pozicioni i duhur dhe të pengojë frenimin, duke rritur rrezikun për aksidente apo lëndime, bëri të ditur të mërkurën Administrata Kombëtare e Sigurisë në Trafikun Rrugor në SHBA (NHTSA), transmeton albinfo.ch.
Sipas njoftimit, tërheqja përfshin disa modele specifike:
Acura TLX të prodhuara nga viti 2021 deri në 2025,
Acura MDX të prodhuara nga 2023 deri në 2025,
Honda Pilot të prodhuara nga 2023 deri në 2025.
NHTSA paralajmëron se defekti mund të ndikojë në performancën e frenimit dhe të çojë në rrezik serioz për përdoruesit e rrugës.
Tërheqja pritet të përfshijë kontrolle teknike dhe zëvendësime pa kosto për pronarët e automjeteve të prekur.
E-Diaspora
-
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 Talenti me prejardhje nga Kosova fiton besimin e klubit bavarez dhe pritet të jetë pjesë e... -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve











