Lajme
Hiqen paralajmërimet për vapën në pothuajse të gjithë Zvicrën
Pas 12 ditësh temperaturash ekstreme, moti freskohet në shumicën e rajoneve, ndërsa në jug të Alpeve vala e të nxehtit vazhdon
Paralajmërimet për valën e të nxehtit janë hequr në pothuajse të gjitha rajonet e Zvicrës, pasi periudha 12-ditore e temperaturave ekstreme ka përfunduar në pjesën veriore të Alpeve dhe në kantonin Valais, njoftoi MeteoSwiss, transmeton albinfo.ch.
Sipas shërbimit meteorologjik zviceran, gjatë ditëve në vijim temperaturat në këto rajone do të lëvizin nga 26 deri në 31 gradë Celsius, dukshëm më të ulëta krahasuar me javën e kaluar, kur në shumë zona u regjistruan temperatura deri në 38 gradë.
Megjithatë, vala e të nxehtit vazhdon ende në jug të Alpeve, ku pritet të zgjasë deri të premten.
Meteorologët paralajmërojnë se freskimi mund të jetë vetëm i përkohshëm, pasi moti shumë i nxehtë mund të rikthehet sërish që javën e ardhshme./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












