Lajme

Vzhdon hendeku gjinor i pagave, në Zvicër

Burrat me orar të plotë fitojnë dukshëm më shumë se gratë, sipas të dhënave të BFS-së

Pabarazia në paga mes burrave dhe grave vazhdon të jetë e pranishme në Zvicër, sipas analizës së fundit të Zyrës Federale të Statistikave (BFS), transmeton albinfo.ch.

Të dhënat tregojnë se paga mesatare bruto vjetore për punonjësit me orar të plotë arrin në 92 mijë franga për burrat, ndërsa për gratë është 80.900 franga.

Kjo do të thotë se burrat fitojnë mesatarisht më shumë se paga mesatare kombëtare prej 87 mijë frangash, ndërsa pagat e grave mbeten dukshëm nën këtë nivel.

Dallimet janë edhe më të theksuara te kategoritë me të ardhura më të larta. Sipas analizës, 33 për qind e burrave me orar të plotë fitojnë mbi 104 mijë franga në vit, krahasuar me vetëm 22 për qind të grave.

Këto shifra tregojnë se, pavarësisht rritjes së përgjithshme të pagave në Zvicër, hendeku gjinor në të ardhura vazhdon të mbetet një sfidë e rëndësishme.