Lajme
“Helvetica”, një triler politik zviceran që lidh shqiptarët me terrorin
Rolin kryesor e luan Flonja Kodheli. Në role tjera të rëndësishtme paraqiten edhe aktorë tjerë shqiptarë si Çun Lajçi dhe Arben Bajraktaraj
Televizioni i njohur gjerman “3sat” merr në program trilerin politik zviceran “Helvetica”. Më 6 dhjetor, ky televizion do të shfaqë për herë të parë të gjashtë pjesët e miniserisë në televizionin gjerman, shkruan wunschliste.de.
Subjekti i serialit është me pak fjalë ky: një pastruese, zvicerane me prejardhje kosovare e cila punon në ndërtesën e Parlamentit të Zvicrës ngatërrohet në një rrjet korrupsioni dhe terrorizmi, transmeton albinfo.ch.
Tina Wicky, siç quhet gruaja në këtë serial, rolin e të cilës e luan aktorja shqiptare nga Belgjika, (Flonja Kodheli) ishte duke punuar në vendin e saj të punës kur një ditë para portës i paraqitet një person i panjohur, i cili pretendon se është mik i familjes.
Ky person me emrin Djeko, e detyron Tinën që të marrë dokumente të ndjeshme në lidhje me një marrëveshje të tregtisë me armë. Por, gjatë aksionit të natës, njeriu i angazhuar nga Djeko kapet në befasi dhe vritet nga një roje sigurie.
Ndërkohë edhe detektivi Rainald Mann që punonte në një lëndë tjetër, në lidhje me një pengmarrje në Jemen, arrin ta bindë Tinën që të punojë me të, përcjell albinfo.ch. Ndërkohë ajo është ende e kërcënuar nga Djeko dhe ka frikë për faamiljen e saj.
Bëhet fjalë për sigurimin e dokumenteve që lidhen me një arsenal sekret, një sulm tjetër mbi Pallatin Federal dhe rolin që Presidentja Federale luan në gjithë këtë.
Në rolet kryesore në këtë film mund të shihen: Flonja Kodheli, Ursina Lardi dhe Roland Vouilloz, shkruan albinfo.ch. Në role tjera të rëndësishtme paraqiten edhe aktorë tjerë shqiptarë si Çun Lajçi dhe Arben Bajraktaraj. Në film flitet frengjisht, gjermanisht dhe shqip.
Për fund, gjithsesi mbetet i paqartë motivimi i autorëve që subjektin e serialit të tyre ta mbështesin në një kontekst imagjinativ të terrorit që lidhet pikërisht me shqiptarët dhe Kosovën!
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë















