Një helikopter privat është rrëzuar pasditen e së hënës në ishullin grek të Sifnos, ku, sipas raportimeve të para, gjashtë persona kanë humbur jetën.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:17, sipas kohës lokale, në zonën e Tholos. Shkaqet e rrëzimit ende nuk janë bërë të ditura.
Ekipet e emergjencës janë angazhuar në vendngjarje, ndërsa autoritetet greke pritet të japin më shumë informacion lidhur me rrethanat e aksidentit dhe personat që ndodheshin në bordin e helikopterit.
Detaje të tjera priten në vijim, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.