Kosova
Haziri: VV-ja udhëheq Qeverinë, LDK-ja Parlamentin
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri, është deklaruar përmes një postimi në ‘facebook’, në ditën e fundit të ultimatumit për Lëvizjen Vetëvendosje lidhur me formimin e koalicionit qeverisës.
Ai ka thënë se një ndarje e drejtë dhe e balancuar e pushtetit mbi parimet e mirëbesimit do të bënte që programi qeverisës, me VV-në udhëheqëse të Qeverisë e LDK-në udhëheqëse të Parlamentit, do t’i jepnin fuqi koalicionit.
“Do t’i jepnin mirëbesim dhe shkathtësi për t’u përballur me situatën politike, pasi agjenda politike është jashtëzakonisht e rëndë karshi faktorit ndërkombëtar, karshi opozitës së organizuar, karshi Qeverisë së re”, shkruan Haziri.
Po ashtu, Haziri është shprehur se e kaluara në bashkëqeverisje ka dëshmuar qartë se “ne jemi gardianë të interesave të kësaj republike përmes LDK-së dhe vetëm përmes LDK-së, derisa partitë e tjera politike nuk i shohim si armiq, por si rivalë politikë”.
“Do të ketë nevojë të punohet 24 orë në ditë e 7 ditë në javë në mënyrë që të kthehet besimi i qytetarëve, mërgimtarëve dhe ndërkombëtarëve në republikë. Apeloj që të kemi edhe pak durim, sepse këto konsultimet e brendshme na mundësojnë që të eliminojmë çdolloj pengese dhe çdolloj bombe të kurdisur të mandatit 4+”, porosit Haziri.
Ndryshe, kohë më parë kryetari i LDK-së Isa Mustafa i ka dhënë Lëvizjes Vetëvendosje ultimatum deri sot për formimin e koalicionit qeverisës, gjë e cila nuk ka ndodhur deri më tani, pëcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 Ambasada e Kosovës në Austri dhe Lidhja e Shkrimtarëve “Aleksandër Moisiu” organizojnë promovimin dhe bashkëbisedim me... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike -
Londër
Kur i thanë “nuk je për këngëtare”, Dua Lipa vendosi të mos dorëzohet -
Finlandë
Basha Troni, regjisori me rrënjë shqiptare që po spikat në Finlandë
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet














