Kosova
Haxhiu Veselit: Rri larg rastit të Astrit Deharit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kërkuar nga kreu i PDK-së, Kadri Veseli, që të rrijë larg rastit të Astrit Deharit.
“Sa u përket deklaratave të Kadri Veseli, dua të theksoj se Kadri Veseli duhet t’ i mbajë duart larg nga ky rast. Ju e dini që para se të ndodhë rasti i Astritit, ka pasur kërcënime nga foltorja e Kuvendit për këtë rast pikërisht nga Kadri Veseli tash së fundi e përmendi vrasjen. Tashmë është duke u marrë Prokuroria Speciale me këtë rast. Unë mendoj se ai po mundohet të dëmtojë këtë proces”, tha Haxhiu.
Këto deklarata Haxhiu i bëri para gazetarëve pasi vizitoi dhomën ku është gjetur i vdekur ish- aktivisti i LVV-së në vitin 2016, Astrit Dehari.
Kadri Veseli në një deklaratë gjatë ditës së hënë në seancën për votimin e qeverisë Kurti kishte thënë se gjatë mandatit “do të flasim edhe për vrasjen e Astrit Deharit, me emrin e të cilit keni abuzuar dhe akuzuar çdo kundërshtar politik, përfshirë këta që i keni në koalicion”. Gjithashtu Haxhiu tha se ka pranuar dy raporte për vdekjen e Astrit Deharit dhe të njëjtat do t’i analizoj.“Unë sot kam pranuar dy raporte të Inspektoratit me rastin e Astrit Deharit dhe do t’i analizoj”- tha Haxhiu. Haxhiu para gazetarëve tha edhe se do t’ i ofrojë përkrahje Prokurorisë Speciale në lidhje me hetimin e rastit të vdekjes së Astrit Deharit.
Albuena Haxhiu dy ditë më parë ka pranuar mandatin për të drejtuar Ministrinë e Drejtësisë.
Kjo ministri në kohën e vdekjes së Astrit Deharit ishte udhëhequr nga Dhurata Hoxha nga radhët e PDK-së e më pas nga Abelard Tahiri nga e njëjta parti, shkruan Kallxo.com, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike














