Lajme
“Hardh Fest”, mërgimtari vjen veçanërisht për këtë arsye nga Zvicra
Festivali “Hardh Fest” u kthye pas dy vjetëve pauzë shkaku i pandemisë, pavarësisht që edhe gjatë këtyre dy vjetëve u zhvilluan disa aktivitete.
Këtë vit, festivali do të shënohet përmes performancave të artistëve të shumtë çdo mbrëmje, ndërsa ditën do të ketë aktivitete të ndryshme, si gara për shtrydhjen e rrushit dhe demonstrimi i pjekjes së rakisë rreth kazanit.
Në vitin 2019, sipas statistikave të Policisë së Kosovës, ky festival solli rreth 70 mijë vizitorë, ndërsa organizatorët shpresojnë të kenë rreth 100 mijë vizitorë këtë vit.
Në mesin e vizitorëve është edhe Qerim Shtavica nga Rahoveci, i cili ka në pronësi rreth 2 hektarë vreshta.
“Është hera e tretë që marr pjesë në festival, kam ardhur veçanërisht për këtë arsye nga Zvicra”, tregoi Shtavica.
Një ndër synimet e “Hardh Fest” është promovimi i trashëgimisë kulturore të Rahovecit, duke i pasur në qendër vreshtarinë dhe promovimin e verës.
Vizitorët kanë mundësinë të qëndrojnë nëpër tendat e ngritura në pjesën e kampingut.
Ata mund t’i ndjekin edhe aktivitetet e mëngjesit gjatë tri ditëve të festivalit, i cili shënon fillimin e sezonit të vjeljes dhe mbledhjes së produkteve të vreshtarëve, shkruan REL, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë










