Lajme
Hapja e eksporteve të grurit ul çmimet, rënie rekord pas vitit 2008
Çmimet globale të ushqimeve ranë ndjeshëm, me 8.6 për qind në fund të muajt korrik në krahasim me qershorin. Për Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë, kjo është rënia më e madhe mujore që nga viti 2008.
Bursat ranë mënjeherë në fund të korrikut pas marrëveshjes së Ukrainës dhe Rusisë në Turqi për të hapur rrugët e grurit nga portet ukrainase. Dërgesat e para ndikuan në lehtësimin e presionit të çmimeve.
Si një indeks kyç që mat ndryshimet mujore në çmimet ndërkombëtare të një shporte mallrash ushqimore, Indeksi i Çmimeve të Ushqimit të FAO-s ishte mesatarisht 140.9 pikë në korrik, që përfaqëson rënien e katërt mujore radhazi.
FAO bën të ditur se marrëveshja për eksportet e grurit po jep sinjale pozitive për të transportuar produktin më të rëndësishëm në ato vende që po vuajnë nga kriza e urisë.
Megjithatë, ekspertët thonë se pasiguritë ekzistojnë ende, kryesisht për plehrat kimikë, të cilat mbartin një çmim shumë të shtrenjtë.
Indeksi i Çmimeve të Ushqimit të FAO-s bazohet në çmimet në mbarë botën për 23 kategori të mallrave ushqimore që mbulojnë çmimet për 73 produkte të ndryshme./Euronews
E-Diaspora
-
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri Të martën, më 15 shtator, në orën 19:00, para Hôtel de Ville në Gjenevë, është paralajmëruar... -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili












