Lajme
Hapet pika shkollore në Amrisvil të Kantonit të Thurgaut
…Dhe sot Pavarësia e Kosovës në Amrisvil (Amriswil) të Kantonit të Turgaut (Thurgau) nuk do të dukej kaq e bukur pa këta fëmijë shqiptarë, të cilët pikërisht me datën 17 shkurt 2024 filluan mësimin në shkollën shqipe….
Edhe buzëqeshja duket më e bukur me abetare në dorë! – Nxënësit e Shkollës Shqipe në Amrisvil të Kantonit të Turgaut së bashku me mësuesen e tyre Valbonë Alili
Të shtunën, më datë 17 shkurt 2024 Shkolla Shqipe hapi dyert edhe në Amrisvil të Kantonit të Turgaut, duke iu mundësuar fëmijëve shqiptarë të këtij vendbanimi të vijojnë mësimet në gjuhën amtare. Thënia popullore “gjuha ruhet aty ku shkruhet” po zë vend gjithnjë e më tepër me hapjen e pikave shkollore në mbarë Zvicrën. Përkushtimi dhe angazhimi i prindërve dhe mësuesve nën drejtimin e veprimtarëve të arsimit, siç është rasti në këtë pikë shkollore Nexhat Hysenit (Lapsh) dhe Vaxhid Sejdiu (Shkolla shqipe – Zvicër) nuk mund të kalonte pa një sukses të veçantë në këtë drejtim.
Nxënësit: Luela Shala, Ayana Kamberi, Elina Aliu, Elsa Kamberi, Leard Alili, Ayad Kamberi, Elias Aliu, Jasin Aliu, Kanita Saiti, Elsa Jusufi, Aida Jusufi, Azra Eljezi, Emin Memedi, Anisa Fejzi, Asja Eljezi, Zejnep Memedi dhe Beyan Fejziu të cilët erdhën në orën e parë të mësimit ishin të gëzuar, se më në fund po fillonin me mësimet në gjuhën shqipe. Të gëzuar ishin edhe prindërit, të cilët numëronin një mori faktesh se pse pikat shkollore duhet të jenë sa më afër fëmijëve dhe vendbanimeve të tyre. Pra ky gëzim për hapjen e pikës shkollore ishte përhapur gjithë andej dhe pritet që në javët në vijim të kemi më shumë nxënës në këtë pikë shkollore dhe mësuesja do të fillonte punën për ndarjen e nxënësve në grupe më të përshtatshme për orët mësimore në vazhdim.
Nxënësit e shkollës shqipe në Amrisvil, që në ditën e parë i kënduan Kosovës, ditëlindjes së saj, u njohën me gjeografinë e saj, vizatuan hartën dhe iu gëzuan faktit, që edhe pse të lindur në Zvicër kanë mundësinë ta mësojnë gjuhën e nënës edhe në Zvicër.
E gjithë kjo dëshmon se aty ku punohet dhe veprohet sukseset nuk mungojnë. Po ashtu vlen të vlerësohet përkushtimi dhe angazhimi i mësueses Valbona Alili me prindërit e kësaj ane si dhe të veprimtarëve të arsimit shqip në Zvicër, Nexhat Hysenit dhe Vaxhid Sejdiut, të cilët brenda një kohe të shkurtër arritën që bashkërisht këtë pikë shkollore ta bëjnë realitet. Mësimi në këtë pikë shkollore do të zhvillohet çdo të shtune nga ora 10:00 – 11:45, në adresën Romanshornerstrasse 248, 8580, Amriswil.
Ju bëjmë thirrje të gjithë prindërve të kësaj ane që sa më shpejtë që është e mundur t`i regjistrojnë fëmijët e tyre në shollën shqipe sepse nuk ka gjë më të bukur kur fëmijët tanë përveç që e njohin gjuhën e vendit apo edhe gjuhët tjera, njohin edhe gjuhën amtare.
Ashtu siç do të thoshte edhe poeti ynë kombëtar, Ndre Mjedja në vargjet e tij antologjike për gjuhën shqipe:
“Nji kto gjuhë që jam tue ndie,
jan’ të bukra me themel
por prap’ kjo, si diell pa hije,
për mue t’tanave iu del.”
Për ditën e parë të shkollës dhe për nder të festës së 17 shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës, mësuesja Valbonë Alili kishte përgatitur një dhuratë simbolike për të gjithë nxënësit.
E-Diaspora
-
Gjuha shqipe në Zvicër, tema qendrore e numrit më të ri të revistës albinfo.ch Numri më i ri i revistës albinfo.ch, i cili nga sot është në duart e lexuesve,...
-
Itali
Arrestohet shqiptari në Itali, kishte mbi 1 kg kokainë në makinë
-
Panairi Gjergj Kastrioti Skënderbeu, bashkon më shumë se 100 shoqata në Nju-Jork
-
Një shqiptaro-zvicerane ambicioze, në Kancelarinë Federale të Zvicrës
-
Thun
Jehon kënga e vallja shqipe në sheshin e qytetit Thun
Jeta në Austri
-
Një përmbledhje e lajmeve më të fundit në Austri Austria sheh rritje të papunësisë ndërsa ekonomia dobësohet, foshnja e vogël lëndohet pas rënies nga dritarja...
-
A mund të paguani taksat tuaja austriake duke përdorur një llogari bankare të huaj?
-
Pse Austria renditet kaq keq në indeksin për lirinë e shtypit?
-
Nomadët digjitalë: Kush mund të punojë në distancë në Austri?
-
Lajmet kryesore të Austrisë për këtë të enjte