Lajme
Hapet tek pas 63 vjetësh, Mbretëresha Elizabeth II la një letër sekrete
Një letër sekrete e shkruar para 36 vjetësh nga Mbretëresha Elizabeth II gjendet e mbyllur në një kasafortë në Sydney të Australisë.
Një letër sekrete e shkruar para 36 vjetësh nga Mbretëresha Elizabeth II gjendet e mbyllur në një kasafortë në Sydney të Australisë.
Siç shkruan mediumi australian “7NEWS.au”, kjo letër u shkrua nga dora e Mbretëreshës Elizabeth II në nëntor të vitit 1986 dhe thuhet se për 63 vjet nuk lejohet të hapet. Sipas përllogaritjes, del që kjo letër do të hapet në vitin 2085, përcjell Albinfo.ch.
Kjo letër u shkrua në kohën kur mbretëresha ishte në Sydney, e në pjesën e jashtme shkruhet mesazhi.
“Në një ditë të përshtatshme për ju, në vitin 2085, ju lutem hapeni këtë zarf dhe përcillni te qytetarët e Sydneyt mesazhin tim për ta”, drejtuar kryetarit të bashkësisë, derisa poshtë gjendet edhe nënshkrimi i saj.
Elizabetha II mori titullin e mbretëreshës në vitin 1952, ndërsa Australianë e vizitoi 16 herë. Sydneyn e vizitoi rregullisht me bashkëshortin e saj, Princin Philip.
Vizita e saj e fundit në Australi u bë në vitin 2011./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve Vedat Muriqi ka qenë protagonist në suksesin e madh të Fenerbahçes, që siguroi kualifikimin në fazën... -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi













