Lajme
Hapet Oda Ekonomike Zvicerano-Kosovare
Themelimi i organizatës është përshëndetur edhe nga të pranishmit e tjerë, si përfaqësuesja qeveritare Fëllanza Podrimja dhe zëvendësambasadorja e Zvicrës, Pauline Menthonnex Gacaferri etj.
Sot në Prishtinë është themeluar Oda Ekonomike Zvicerano-Kosovare.
Në mënyrë unanime, kryesues i kësaj organizate është përzgjedhur ndërmarrësi Fikret Murati.
Si një ndërmarrës që është rritur në Zvicër, Murati u kthye në Kosovë për ta hapur kompaninë e suksesshme “Speeex”.
Për të, ceremonia e sotme është fillimi i një zhvillimi ekonomik të bazuar në praktikat zvicerane.
“Ju falënderoj përzemërisht. Është një nder dhe krenari për mua që të jem prezent këtu mes jush, dhe është një nder i madh që ta kem besimin tuaj për këtë mandat. Ky është një moment shumë i veçantë për mua, ashtu siç e ceka në fillim, jam rritur në Zvicër dhe aty kam kaluar gjithë fëmijërinë time. Sot jam qytetar i Zvicrës dhe Kosovës, andaj tash po më kujtohet dhe mund të them se i kam bërë prindërit dhe paraardhësit e mi krenarë”, tha ai.
Para të pranishmëve, Murati u shpreh optimist se do të jetësojë projektet që pritet të rrjedhin nga bashkëpunimi i mirëfilltë mes palëve.
“Jam shumë optimist për këtë bashkëpunim për mundësi të reja, rrjetëzim të ri dhe një bazament thelbësor që do ta ndërtojmë së bashku. Na pret një rrugëtim i ndritur dhe i bardhë, që së bashku me ekipin që do të përzgjidhet me anëtarët e tjerë të bordit do të punojmë që ta jetësojmë rrugëtimin tonë në integrim me ekonominë zvicerane”.
Në këtë ceremoni të themelimit është zgjedhur edhe kryesuesi i Thesarit, Armend Osaj, nga “ACA” (Bashkëpunëtorët e Auditimit dhe Këshillimit), teksa zëvendëspresident është zgjedhur Granit Vokshi nga “Koci&Vokshi” me 13 vota për, teksa Bekim Kasumi nga ”Smart Bits” mori 7 vota.
Themelimi i organizatës është përshëndetur edhe nga të pranishmit e tjerë, si përfaqësuesja qeveritare Fëllanza Podrimja dhe zëvendësambasadorja e Zvicrës, Pauline Menthonnex Gacaferri dhe përfaqësues të Odës Gjermane, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit I riu u shoqërua deri në Aeroportin Malpensa dhe u kthye në Kosovë, pasi rezultoi se... -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë









