Lajme

Hapet një klasë e re e gjuhës shqipe në Rickenbach të Lucernës

Me mbështetjen e Ambasadës së Shqipërisë në Bernë, fëmijët shqiptarë do të ndjekin mësimin plotësues të gjuhës shqipe në Rickenbacher Schule

Një klasë e re e mësimit plotësues të gjuhës shqipe është hapur në ambientet e shkollës Rickenbacher Schule, në Rickenbach të kantonit të Lucernës, transmeton albinfo.ch.

 

 

Hapja e klasës është bërë me mbështetjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Bernë, ndërsa ambasadori Ermal Dredha ka vizituar klasën dhe ka uruar nxënësit dhe mësuesen Dorentina Berisha për fillimin e këtij rrugëtimi.

 

 

Gjatë vizitës, ambasadori Dredha u ka shpërndarë nxënësve tekstet shkollore të unifikuara të Nivelit I dhe Nivelit II, të botuara nga Qendra e Botimeve për Diasporën.

 

Mësimi plotësues synon të kontribuojë në ruajtjen dhe përcjelljen e gjuhës shqipe, kulturës dhe identitetit te brezat e rinj të komunitetit shqiptar në diasporë.

 

 

Me këtë rast, Ambasada e Shqipërisë u ka bërë thirrje prindërve shqiptarë në Zvicër që t’i regjistrojnë fëmijët e tyre në klasat e mësimit plotësues të gjuhës shqipe./Albinfo.ch