Lajme
Hapet edhe një shkollë shqipe në Zvicër
Nga një vendbanim në tjetrin, nga njëri skaj i Zvicrës në tjetrin, “Shkolla Shqipe” në Zvicër vazhdon me hapjen e pikave tjera shkollore.
Aty ku punohet me përkushtim, sukseset nuk mungojnë. Kështu thonë përfaqësues të shkollës shqipe në Zvicër.
Pas dhjetëra pikave shkollore në mbarë Zvicrën, më 25 shkurt 2022 u hap edhe pika shkollore e radhës, tani në Erlen të Kantonit Thurgau, njofton Albinfo.ch.
“Ishte kënaqësi e veçantë t`i shohësh 22 nxënës, të cilët u regjistruan qysh në ditën e parë. Edhe 4 nxënës të tjerë për shkaqe subjektive nuk arritën të vijnë në orët e para të gjuhës shqipe, ata do t`iu bashkëngjiten në javën në vazhdim.
Pra, thënë shkurt, qindra e qindra nxënësve të shkollave shqipe iu bashkëngjiten edhe njëzet e gjashtë nxënës të rinj. Dhe, në javët në vazhdim do të lexojmë dhe do të shohim edhe më shumë nxënës, të cilët do të ulen në bankat shkollore për të mësuar shqip, edhe në pikat e tjera shkollore”, tha koordinatori i “Shkollës Shqipe” në Zvicër, Vaxhid Sejdiu, i cili me punën dhe angazhimin e tij së bashku me prindërit dhe mësuesit e tjerë është bërë shembulli më i mirë se si punohet për shkollën shqipe, përcjell Albinfo.ch.
“Pas një pune të vazhdueshme gjatë këtyre dy muajve të fundit me prindërit në këtë rrethinë, arritëm të hapim pikën shkollore në Erlen të Kantonit të Thurgau-t. Pothuajse çdo javë hapim nga një pikë shkollore. “Shkolla shqipe” në Zvicër tani është një realitet i bukur në mërgatën shqiptare në Zvicër dhe më gjerë. I madh është numri i prindërve dhe veprimtarëve, të cilët paraqiten dhe kërkojnë njoftimet për shkollat e radhës. A ka gëzim më të madh se të hapësh një pikë shkollore në gjuhën amtare”, u shpreh Sejdiu.
E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë














