Kosova
Hapen katër degë bankare serbe në afërsi të kufirit me Kosovën
E ashtuquajtura “Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë” ka njoftuar sot se Banka e Kursimeve Postare e Serbisë i ka ngritur katër degë të improvizuara në afërsi të vendkalimeve kufitare Jarinjë, Bërnjak, Konçul dhe Merdar, transmeton albinfo.ch.
Sipas njoftimit, ngritja e këtyre degëve është bërë me qëllim që të mundësohen pagesat me para të gatshme për klientët e saj nga Kosova, si dhe për të siguruar qasje sa më të afërt, arkë, ATM dhe shërbime të tjera bankare.
“Këto degë janë vendosur në lokacione sa më të afërta nga vendkalimet, duke qenë se një zgjidhje e tillë teknike është e vetmja e realizueshme në rrethanat që ndodhemi”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se nga e hëna, degët e sapokrijuara të kësaj banke do të jenë në dispozicion të qytetarëve çdo ditë pune dhe të shtunën nga ora 09:00 deri në 17:00.
E-Diaspora
-
Policia e gjobit me 400 euro mërgimtarin që voziti mbi trotuar në Pejë Shoferi me targa gjermane u identifikua pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ndërsa zgjodhi... -
Fluks në kufijtë e Kosovës, pritjet arrijnë deri në 90 minuta -
Itali
Shqiptarja Mikela Skandaj shpallet nënkampione bote në karate me Italinë -
Itali
19-vjeçari shqiptar humb jetën në ditëlindjen e tij pas një aksidenti në Itali -
Belgjikë
Dy shqiptare në garë për kurorën e Miss Belgium 2027
Jeta në Austri
-
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër Danubi i Vjetër është një nga destinacionet më të njohura të larjes në Vjenë. Por vizitorët... -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore -
Euro drejt ndryshimit, BQE prezanton modelet e reja të kartëmonedhave














