Lifestyle
Hana Raça, shqiptarja në “The Voice” të Norvegjisë
Shtatëmbëdhjetëvjeçarja e talentuar, Hana Raça, po mahnit publikun në Norvegji pas performancës së saj në “The voice”. E lindur në Osllo të Norvegjisë, këngëtarja me prejardhje nga Prishtina aktualisht ka kaluar tri faza të rëndësishme të kësaj ngjarjeje të rëndësishme muzikore për talentet e reja, raporton emisioni exspress në KTV, përcjell albinfo.ch.
Mediat norvegjeze tashmë kanë filluar të komentojnë vokalin e Hana Raçës, e cila duket t’i ketë hyrë tejet e përkushtuar këtij spektakli televiziv.
Raça tashmë ka arritur ta kthejë fokusin e jurisë së “The voice” kah zëri i saj, ndërkohë është raportuar se shumë produksione muzikore kanë nisur oferta në adresë të këngëtares premtuese, që ta menaxhojnë karrierën e saj në industrinë e muzikës. Hana me paraqitjet e saj pritet të shkojë drejt rundeve finale të kësaj ngjarjeje.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Problemi i drogës po rritet në Vjenë Gjithnjë e më shumë njerëz në Vjenë po kërkojnë ndihmë për shkak të problemeve me drogën,... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë













