Lajme
Hamburg: Ftesë për pjesëmarrje në bashkëbisedim të mërgatës me ambasadorët

Bëhet e ditur se në qytetin gjerman, Hamburg, do të mbahet një takim i mërgatës me ambasadorët e Republikës së Shqipërisë, së Maqedonisë së Veriut dhe të Kosovës, njofton albinfo.ch.
Ftoheni të merrni pjesë në një bashkëbisedim të ambasadorëve të Republikës së Shqipërisë, së Maqedonisë së Veriut dhe të Kosovës me mërgatën në Hamburg. Ky takim do të jetë një mundësi e jashtëzakonshme për një bashkëbisedim me përfaqësues të shoqatave, intelektualë dhe artistë me vendbanim në Hamburg dhe landet për rreth për tema të interesit të përbashkët.
Bashkëbisedimi do të mbahet më 17 maj 2022, në orën 18:00, në ambientin e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Hamburg (Elbchaussee 54, 22765 Hamburg).
Për shkak të vendeve të limituara, luteni të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj (deri më datë 15 maj 2022) përmes e-mailit te [email protected]
Vëni re: Ju lutem, keni parasysh se pjesëmarrja është e mundur vetëm nëse sillni dëshmi në përputhje me rregullin 2G+. Mbajtja e maskës FFP2 është e obliguar. /Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Hamburg.
LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI
E-Diaspora
-
Dënohet kosovari, si bashkëpjesëmarrës në vrasjen e të riut në St.Gallen 29-vjeçar kosovar nuk bën pjesë ndër të dyshuarit kryesorë, por edhe ai ka qenë pjesë e...
-
Konferenca e parë ndërkombëtare interdisiplinore me mjekë nga diaspora
-
Flaka Goranci, me shfaqje të re në Zvicër, sjell rolin e Carmen
-
VIDEO: Platforma Albinfo.ch bashkon bizneset nga Zvicra e Kosova
-
Numri më i ri i magazinës albinfo.ch i kushtohet industrisë kosovare të drurit
Jeta në Austri
-
Ambasadori i Kosovës në Austri: Gjendja e të lënduarve është jashtë rrezikut për jetën Ambasadori i Kosovës, Lulzim Pllana, po qendron në Salzburg të Austrisë, ku po përcjell gjendjen e...
-
Vjenë: Ekipi “Veleshta” fiton turnirin e futbollit “Talentet e Diasporës”
-
Tre mërgimtarë në gjendje të rëndë shëndetësore, pas aksidentit në Austri
-
Ishin duke udhëtuar, 20 mërgimtarë të lënduar në aksidentin në Austri
-
Ambasada e Zvicrës në Vjenë ka një njoftim të rëndësishëm për qytetarët zviceranë