Shqipëria

Haga bën kërkesë për ekstradimin e ish-luftëtarit të UÇK-së

Gjykata e Tiranës ka njoftuar se ka pranuar kërkesën për ekstradimin drejt Hagës të ish-luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj.

Më 31 korrik, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë deklaroi se Goxhaj do të ekstradohej drejt Kosovës në përfundim të procedurave, shkruan koha.net.

Goxhaj u arrestua më 31 korrik 2023 me urdhërarrest të lëshuar nga Gjykata Speciale e Kosovës, derisa që nga ajo kohë është në mbajtje.