Lajme
Grupi kriminal në Korçë, shkon në 27 numri i të arrestuarve
Ka shkuar në 27 numri i të arrestuarve në Korçë, në kuadër të operacionit antidrogë “Knock Down 2”.
Ndërkohë në kërkim janë 8 persona.
Policia njofton se sot është arrestuar Gentan Koçoli, 39 vjeç, banues në Durrës. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Kjo është faza e dytë operacionit të koduar “Knock Down”, operacion për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal që merrej me shpërndarjen e drogës në këtë qytet.
Më herët, në fazën e parë të këtij operacioni të realizuar në muajin prill të këtij viti në pranga përfunduan 25 persona.
Në kuadër të të dy fazave të operacionit, janë proceduar penalisht 197 persona, nga të cilët 54 janë arrestuar, 16 janë shpallur në kërkim dhe vijon hetimi për 127 persona të tjerë.
Në një konferencë për shtyp, kreu u policisë së Korçës tha se gjatë të dyja fazave të operacionit janë sekuestruar “700 gramë kokainë e ndarë në doza; 1 kilogramë kanabis e ndarë në doza; 100 gramë heroinë e ndarë në doza; një sasi metadoni dhe prekusori; 1 armë zjarri tip pistoletë me silenciator; 38 automjete; 30 aparate celular; 5 peshore elektronike; 1 radio policie; një sasi rreth 50 milionë lekë në euro, dollarë dhe paund; dokumente të ndryshme identifikimi të dyshuara të falsifikuara për shtetas të ndryshëm”. /abcnews.al
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë













