Kosova
Gruda nga PDK: Kushtetuesja e Speciales nuk do të ketë juridiksion për të shfuqizuar ndryshimet në ligj
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese e Dhomës së Specializuar në Hagë nuk do të ketë juridiksion për ta kontrolluar apo shfuqizuar ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, nëse miratohen ndryshimet e propozuara nga PDK-ja.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai ka shkruar se me ndryshimet e propozuara është hequr shprehimisht kompetenca e Dhomës së Specializuar Kushtetuese për kontrollin e kushtetutshmërisë së këtij ligji.
“Po shoh shumë reagime lidhur me mundësinë që, pas miratimit të ndryshimeve në Ligjin për Gjykatën Speciale, ligji të dërgohet në Dhomën e Specializuar Kushtetuese në Hagë dhe eventualisht të shfuqizohet. Po e sqaroj: me ndryshimet që kemi propozuar në ligj, Dhomës së Specializuar Kushtetuese i është hequr shprehimisht kompetenca për kontrollin e kushtetutshmërisë së ligjit, në çfarëdo forme”, ka shkruar ai, transmeton albinfo.ch.
Sipas tij, kjo është përcaktuar në nenin 23 të projektligjit, i cili, sipas tij, kufizon juridiksionin e Dhomës Kushtetuese në Hagë vetëm në referimet kushtetuese që burojnë nga vendimet, urdhrat apo aktgjykimet e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Duke cituar Amendamentin nr. 24 të Kushtetutës, ai ka thënë se ky përcakton se Dhoma e Specializuar Kushtetuese vendos për referimet kushtetuese në lidhje me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar “në përputhje me ligjin e veçantë”.
“Pikërisht mbi këtë bazë, me nenin 23 të projektligjit tonë e kemi përcaktuar shprehimisht kufirin e juridiksionit të Dhomës Kushtetuese në Hagë”, ka thënë Gruda teksa theksoi se projektligji përcakton që kontrolli i kushtetutshmërisë së këtij ligji dhe i ligjeve që e ndryshojnë, plotësojnë ose shfuqizojnë Ligjin Nr. 05/L-053, i takon Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në përbërjen e saj të rregullt në Prishtinë.
“Prandaj, sipas ndryshimeve të propozuara, Dhoma Kushtetuese në Hagë nuk do të ketë juridiksion për ta kontrolluar apo shfuqizuar këtë ligj. Ajo nuk është një Gjykatë Kushtetuese e veçantë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, por një Dhomë e Specializuar me juridiksion të posaçëm”, ka deklaruar Gruda.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027









