Lajme
Gripi sezonal i zë vendin koronavirusit në Britaninë e Madhe
Gripi sezonal dhe pneomonia është problemi me të cilin po ballafaqohet aktualisht Britani e Madhe.
Gati tre herë më shumë njerëz në Angli dhe Uells po vdesin nga gripi dhe pneumonia në javët e fundit sesa me coronavirus.
Shifrat tregojnë se 917 persona kanë ndërruar jetë nga gripi dhe pneumonia më 10 korrik, shkruan Mirrror, përcjell albinfo.ch.
Gjatë kësaj periudhe, 366 njerëz vdiqën pasi u testuan pozitivisht me Covid-19 dhe përbëjnë 4.2 për qind të të gjitha vdekjeve në Angli dhe Uells.
Studimi tregon se numri i vdekjeve të regjistruara në të njëjtën javë ishin 6.1 për qind (560 vdekje) nën mesataren e pesë viteve.
Numri i vdekjeve totale deri më 10 korrik të vitit 2020 ishte 353.407, që është 53.419 më shumë se mesatarja pesëvjeçare.
Numri i vdekjeve shkaku i coronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar është rrit gjatë ditës së sotme me 79 raste, përkatësisht në total janë 45.501 njerëz të vdekur.
Britania e Madhe renditet e para në Evropë me numrin më të lartë të vdekjeje nga Covid-19. Vetëm me 8 prill në këtë shtet kishin humbur jetën 1,445 njerëz.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kosova zgjedh filmin “Dua” për garën e Oscarëve, shkruan histori me dy filma në edicionin e 99-të Filmi i Blerta Bashollit do ta përfaqësojë Kosovën në kategorinë “International Feature Film”, ndërsa “Shame and... -
Shqiptari që mahniti Bayernin, Arijon shkëlqen me dy gola e tri asistime -
Eni Ademi, shqiptarja që shkëlqeu me piano në Spanjë -
Shqiptarja ndër inxhinierët më të mira të reja në kompanin Microsoft -
Sot varroset 19-vjeçari nga Vitia që humbi jetën në aksident në Itali
Jeta në Austri
-
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore Fillimi i vitit shkollor është një barrë e madhe financiare për shumë familje. Që nga viti... -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor













