Koronavirusi: çast pas çasti
Grip, e ftohur apo Covid-19? Si duhet të bëjmë dallimin në dimër
Me dimrin që po afron, vendet po hyjnë në sezonin tradicional të të ftohtit dhe gripit, me komplikime shtesë, pasi simptomat e të dyja sëmundjeve mund të jenë të ngjashme me ato që përjetohen nga njerëzit e prekur nga koronavirusi dhe mund të rrezikojnë ta shpërndajnë atë.
Në Britaninë e Madhe shërbimi kombëtar i kujdesit shëndetësor, NHS, ka prezantuar një guidë për të ndihmuar njerëzit të bëjnë dallimin mes tri sëmundjeve. Ekspertët e shëndetësisë thonë se shpresojnë që ajo të qartësojë njerëzit nëse duhet të sillen njësoj si në vitet e mëparshme, apo të vetizolohen dhe të kërkojnë një test koronavirusi.
Simptoma më e zakonshme e koronavirusit është temperatura, 37.8, një kollë e thatë e vazhdueshme dhe humbje e ndjesisë së shijes apo nuhatjes. Pacientët mund të ndjejnë ndonjëherë lodhje, dhimbje, fyt të thatë, dhimbje koke dhe vështirësi në frymëmarrje. Diarrea dhe hundët që rrjedhin janë të rralla.
Tek e ftohura, simptoma më e zakontë është teshtima, dhimbjet, hundët që kullojnë dhe fyti i irrituar. Mund të ketë edhe kollë, ndonjëherë këputje dhe është e rrallë të kesh temperaturë dhe dhimbje koke. E ftohura nuk shkakton diarre. Ndërsa gripi konsiston kryesisht në temperaturë, këputje, kollë dhe dhimbje, përfshirë atë të kokës.
Pacientët mund të kenë hundë që rrjedhin ose të zëna dhe fyt të irrituar. Diarrea ndeshet ndonjëherë te fëmijët. Nuk ka teshtima apo vështirësi frymëmarrje me gripin.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Puna në ajër të jep ndjenjën e paqes “Nuk ka asgjë më mirë se të mund të punoj në ajër. Kur kam kohë dhe...
-
Hapet në Toronto Java e Kulturës së Kosovës
-
Cyrih: Zhvillohet seminari “Institucionalizimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë – Zvicër”
-
Paraqitet si kroat, me pasaportë false – burgoset muratori nga Kosova
-
Ka shantazhuar një të burgosur: 8 muaj shtesë për kosovarin e dënuar me 16.5 vjet burgim
Jeta në Austri
-
A do të kufizojë Hallstatt i Austrisë turizmin këtë sezon? Një nga fshatrat më të bukur dhe më të mbushur me njerëz të Austrisë po kërkon...
-
Planifikonte sulm në Graz të Austrisë, arrestohet 14-vjeçarja me origjinë nga Mali i Zi
-
A duhet të kryejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak të Austrisë personat me shtetësi të dyfishtë?
-
Rreth 350 biznese nga diaspora dhe Kosova u mblodhen në Prishtinë
-
Si po e ndryshon motin në Austri ngrohja globale?