Lajme

Greva e doganierëve në Greqi, kufijtë pritet të bllokohen për katër orë

Doganierët grekë kanë paralajmëruar grevë më 27 korrik, e cila do të sjellë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në pikat kufitare me Maqedoninë e Veriut.

Sipas njoftimeve, nga ora 05:00 deri në 09:00 sipas kohës së Maqedonisë së Veriut (06:00–10:00 sipas kohës së Greqisë), të gjitha pikat kufitare do të funksionojnë me kufizime.

Bllokimi do të prekë veçanërisht pikat më të frekuentuara kufitare si Evzoni (Bogorodicë), Dojrani dhe Niki (Mexhitli).

Gjatë kohës së grevës, automjetet e udhëtarëve do të lejohen të kalojnë vetëm me intervale të caktuara, ndërsa transporti i mallrave do të pezullohet plotësisht, si në hyrje ashtu edhe në dalje nga territori grek.

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se do të ndërmerren masat e nevojshme për menaxhimin e situatës dhe për të siguruar funksionimin sa më të rregullt të pikave kufitare gjatë periudhës së grevës.